×
  • Lajme
  • Lajme

    Deputeti i PDK-së: Gjatë qeverisjes së Kurtit ka ndodhur rikapja e shtetit

    FrontOnline
    20 Maj 2020

    Ish-ministri i Drejtësisë, tashmë deputet i Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka thënë se të gjithë kanë besuar që Qeveria Kurti të paktën do të zgjaste një vit.

    Tahiri ka thënë se ishte vetë marrëveshja mes LVV-së dhe LDK-së, e cila e ka përcaktuar fatin e Qeverisë Kurti.

    “Që nga fillimi e kemi pa se nuk është një Qeveri e ndërtuar mbi bazën e një agjende qeveritare, mbi bazën e një programi, mirëpo në bazën e pozicionimit të njerëzve të rëndësishëm të këtyre dy partive politike. Kur nuk ndërton qeveri në bazë të parimeve por në bazë të pazareve atëherë edhe telashet i ke në derë. Kjo qeveri nuk erdhi për të qeverisur por për t’i përmbushur egot e njerëzve të fortë të këtyre partive”, ka thënë Tahiri në RTV Dukagjin.

    Tahiri ka thënë se Qeveria Kurti nuk ka shënuar ndonjë sukses gjatë këtyre 100 ditëve.

    “Për 100 ditë nuk kanë arritur me na sjellë një agjendë qeveritare, vetëm e kanë rikapur shtetin, ka ndodhur rikapja e ndërmarrjeve publike ”, tha ai.

    Më tej, ai ka shtuar se ka pritur që kjo qeveri të jetë më e përgatitur, sidomos LVV.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Garda Revolucionare e Iranit tha të mërkurën se kontrollon Ngushticën e Hormuzit, një rrugë jetësore transporti për naftë dhe gaz, dhe çdo...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Ushtria amerikane të martën identifikoi katër nga ushtarët e parë amerikanë të vrarë në luftën kundër Iranit, ndërsa administrata Trump paralajmëroi se...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se kanë vrarë komandantin e Forcës Quds të Iranit në Liban, Daoud Ali Zadeh, në...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Dëshmia e holandezit, Koen Herlaar do të vazhdojë edhe sot në gjyqin ndaj Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Isni Kilajt, Fadil Fazliut dhe...
    Lajme04 Mars 2026
    Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka pezulluar përkohësisht nga puna Gresa Latifin, e cila ka shërbyer si inspektore hetuese në Divizionin e Marrëveshjeve...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton se të mërkurën, më 4 mars 2026, në kuadër të punimeve në projektin e zgjerimit të...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbi vendin tonë mot sot pritet të jetë i vranët, me intervale dielli. Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do...
    Lajme04 Mars 2026
    Në kohën kur institucionet e vendit tashmë janë të konstituuara dhe qeveria në funksion, mundësia për shkuarje sërish në zgjedhje po konsiderohet...
    Lajme03 Mars 2026
    Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nasuf Bejta, ka deklaruar se aktualisht nuk ekziston “matematikë” që do ta mundësonte zgjedhjen e Vjosa Osmani për...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.