
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar se është konfirmuar vetëm edhe 14 raste me Coronavirus, ndërsa janë shëruar edhe 3 persona të prekur nga Covid-19, shkruan Front Online.
Kësaj here, komunat më të prekura nga COVID-19, janë komuna e Prizrenit dhe ajo e Rahovecit.
Sipas IKSHPK-së, rastet pozitive janë raste kontakti nga: komuna e Prizrenit 8 raste (sipas vendbanimit: 8 raste Prizren) dhe komuna e Rahovecit 6 raste (sipas vendbanimit 6 raste Rahovec).
https://www.facebook.com/IKSHPK/posts/2755169124611074