
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, ka mbajtur një konferencë për media.
Ai ka paraqitur kërkesat e bizneseve për rrugën drejt rimëkëmbjes tash pas lehtësimit të masave.
“Implementimi i subvencionimit të pagave për muajin prill dhe maj, deri me 31 gusht. Implementimi i plotë i masës për qiratë për muajt prill e maj, deri me 31 gusht. Importimi urgjent i masës për eksport. Shtyrja e kësteve te kredive për tre muaj tjerë”, tha ai.
Rukiqi tregoi edhe elementet që duhet t’i ketë pakoja e rimëkëmbjes.
“Likuiditeti, 200 milionë te alokuara përmes Fondit për Garanci Kreditore. Pagesa e pjesshme e energjisë. 100 milionë për pajisje të reja, trajnim të stafit. Grante për përgatitje te firmave për eksport: 20000 mije euro për kompani. Kredi dhënie me -1 ose -2 % interes te sektori i drurit metaleve, plastikës, ushqimit. Pushime tatimore deri në 3 vjet për investime te reja, 0 % TVSH për imputet e prodhimit që blihen nga prodhuesit vendor, 0 % TVSH për mjetet e reja transportuese. Favorizime të prodhimeve vendore në çdo blerje nga mjetet buxhetore. Falja e tatimit në pronë për fushën e gastronomisë”, tha ai, raporton Front Online.
Rukiqi tha se këto 67 ditë ishin më të rëndat për biznesin që nga paslufta.
“Këto 67 ditë të vendosjes së masave parandaluese kundër koronavirusit ishin më të rëndat që nga paslufta. Që nga data 4 maj pjesa më e madhe e bizneseve e kanë ri-filluar punën. Nga data 1 qershor mbi 95 për qind e bizneseve do të jenë të aktive”.
Sipas tij, 30 milionë euro dëmi në fushën e hotelerisë, restoranteve dhe kafeterive.
“Zbatimi i pakos financiare i ngadaltë. Pakoja është zbatu minimalisht”, tha ai, raporton Front Online.
https://www.facebook.com/100224887998265/videos/349594979349454/