
Edhe po t`i Serbia jepte 100 milionë dollarë për reklamë nuk do t`i ndihmonin aq sa i ndihmuan 1000 teste për Coronavirus të pranuara nga Kurti. Kështu deklaroi Milaim Zeka në një intervistë për Front Online.
“Për 1000 teste të pandemisë i`a morën fytyrën Kosovës. Serbia u bë top lajm ndërkombëtarë. Me pas pagur Serbia diku 100 milionë dollar në reklamë pozitive për shtetin serb, nuk kish arrit me ba sa i ka bërë Albin Kurti me 1000 teste të pranuara nga Serbia”, ka thënë Zeka.
Dekreti i presidentit të vendit Hashim Thaçi për mandatarin për formimin e qeverisë së re është pezulluar nga Gjykata Kushtetuese deri më 29 maj të këtij viti, pas ankesës së VV-së. E lidhur me këtë Zeka, ka thënë që vendimi ishte në favor të VV-së, pasi që sipas tij gjyqtarët e kësaj gjykate janë kërcënuar me jetë nga militantët e VV-së.
“Brenda për brenda Gjykatës Kushtetuese kam pasur informacione të sakta se njerëzit e nivelit më të lartë të lëvizjes “Vetëvendosje” i kanë kërcënuar gjykatës e Kushtetueses. Simpatizantët e lëvizjes “Vetëvendosje”, i kanë kërcënuar këta njerëz me vrasje me u`a pre familjen qysh po na kërcënojnë edhe neve”, ka thënë ai për Front Online.
Zeka po ashtu shtoi se Gjykata po ka presion të vazhdueshëm edhe nga kryeministri në detyrë Kurti.
“Na ka treguar përralla, video-incizime, tash ndërhyn në punën e Gjykatës Kushtetuese. Albin Kurti çdo ditë prononcohet, çdo ditë i bën presion Gjykatës Kushtetuese. Fakti që ai thotë që Qeveria do të vazhdojë, është presioni më i madh që i bëhet kësaj Gjykate, sepse ai duhet të thotë që si kryeministër do të pres vendim”, ka thënë ai./Front Online