
Sonte në Vushtrri nuk është konfirmuar asnjë rast me Covid-19, shkruan Gazeta Sinjali.
Kryetari i kësaj komune, Xhafer Tahiri tha se po shkojmë drejt fundit të pandemisë Covid-19.
“Edhe sonte 0 raste me Covid 19 në Vushtrri e vetëm 1 rast në krejt Kosovën. Pra po shkojmë sigurt drejt fundit të pandemisë Coronavirus.
Sfida e radhës është rimëkëmbja ekonomike, modernizimi i bujqësisë e transformimi digjital i shoqërisë kosovare. Bashkë mundemi me arritë edhe këtë”, ka shkruar Tahiri.
Ndërsa, drejtori i Shëndetësisë, Sylejman Meholli për Gazetën Sinjali ka bërë të ditur se sot nuk është testuar asnjë person me Covid-19 në Komunën e Vushtrrisë.