
Deputetja e Kuvendit të Kosovës, nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, në një intervistë për Front Online foli për protestën në Gjakovë.
Ditë më parë në komunën e Gjakovës është mbajtur një protestë për ta kundërshtuar projektin e kryetarit aktual, Ardian Gjini, për ndërtimin e rrugës në qendër te qytetit, e për këtë protestë është akuzuar deputetja e Vetëvendosjes, Mimoza Kusari.
Ajo tha se një projekti i tillë i kryetarit Gjini është në kundërshtim me ligjin.
Kusari-Lila tha se ky projekt është bërë pa ndarje buxhetore, pa diskutim paraprak, dhe se veprimet e tilla nuk janë të njohura në demokraci.
Kusari-Lila: Kushtetuesja të mos i legjitimojë shkeljet e Thaçit
“Është qesharake dhe absurde së pari që të akuzohen deputetë ose parti opozitare në nivelin lokal se janë prapa protestës. Protesta është legjitime, është e drejt kushtetuese natyrisht ne përveç me mandate politike jemi edhe qytetarë dhe e kemi këtë të drejt. Ajo çka po ndodh në Gjakovë është në kundërshtim me logjikën së pari të veprimit me normat mjedisore dhe së dyti në kundërshtim me ligjin. Nuk mund të hyjë në një projekt të madh kryetari pa projekt dhe pa ndarje buxhetore, mbi të gjitha pa asnjë diskutim, format e tilla të veprimit janë të njohura në sistemin represiv dhe jo në demokraci”, tha ajo për Front Online.