
Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Milaim Zeka, në një intervistë për Front Online, tha se ndonëse ishte një ndër përkrahësit më të mëdhenj të kësaj qeverie, e njëjta në vend të ndryshimit, sipas tij, ka sjellë shkatërrimin e vendit.
“Në vend të ndryshimit ndodhi shkatërrimi, rrënimi, poshtërimi, ende më i madh i këtij vendi që për fatin e keq politika e kaluara ka bërë shumë degradime në këtë vend. Në historinë politike të Kosovës, Albin Kurti do të mbahet mend si kryeministri i cili i shpalli luftë frontale, publike SHBA-ve dhe Bashkimit Evropian”, ka thënë ai për Front Online.
E fjalimeve të kryeministrit në detyrë Kurti, sipas Zekës do u`a kishte lakmi edhe Enver Hoxha.
“Fjalimi i tij në Parlamentin e Kosovës gjithmonë po flas në postin e kryeministrit se ne nuk shkojmë në Shtëpinë e Bardhë, Shtëpinë e Kuqe, Shtëpinë e Verdhë sepse atje është duke u përgatitur copëtimi i Kosovës, sepse atje janë duke u mprehur shpatat për ndarjen e Kosovës, janë fjalime që do i`a kishte lakmi Enver Hoxha prej asaj bote”, ka deklaruar ai./FrontOnline/