×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Zaev paralajmëron: Zgjedhje, ose hyjnë në fuqi procedurat ligjore dhe kushtetuese

    FrontOnline
    19 Maj 2020

    Kreu i LSDM-së Zoran Zaev ritheksoi edhe njëherë se data eventuale për mbajtjen e zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut duhet të jetë 21 qershori. Zaev hodhi poshte kundërshtimet e partisë më të madhe opozitare, VMRO-DPMNE, e cila kërkon shtyrje të zgjedhjeve, duke thënë se në vjeshtë pritet valë e re e koronavirusit.

    Ai përmendi si argument zgjedhjet e pritshme në vendet fqinjë, në Serbi dhe Kroaci, dhe theksoi se në ndryshim nga këto dy shtete, Maqedonia e Veriut ka edhe një arsye më shumë për të mbajtur zgjedhje sa më shpejtë që është e mundur, sepse nuk ka parlament funksional. Zaev paralajmëroi se ka ende disa ditë kohë për të diskutuar, në të kundërtën hyjnë në fuqi procedurat ligjore dhe kushtetuese.

    Kreu i LSDM-së, Zoran Zaev ka paralajmëruar gjithashtu se asnjë parti nuk mund të bojkotojë zgjedhjet e parakohshme parlamentare, pa marrë parasysh se kur do të mbahen ato.

    “Fillimisht, nuk mundet të bojkotohen zgjedhjet nga askush, për shkak se të gjithë marrin pjesë në zgjedhje . Të gjithë kanë shprehur vullnetin për të marrë pjesë në zgjedhje. Kanë parashtruar listat e kandidatëve, kandidatët kanë mbushur deklarata në noteri, u morën vendime nga organet e partive politike, KSHZ-ja i pranoi listat, pas kësaj përfundoi edhe tërheqja e shortit, të gjithë kandidatët tashmë e dimë edhe numrin e vendvotimit, zgjedhjet janë  përcaktuar. Bëhet fjalë për bojkotim eventual të fushatës zgjedhore, por nuk e duam as këtë, duam që të gjithë të marrin pjesë”, tha Zaev.

    Nga Rubrika
    Kronika04 Mars 2026
    Dy persona janë rrahur mes vete, si pasojë e një mosmarrëveshjeje në komunikacion në Fushë Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, rasti ka...
    Lajme04 Mars 2026
    Analisti politik, Arton Demhasaj në një prononcim për “Front Online” ka folur lidhur me zhvillimet e fundit rreth çështjes së zgjedhjes së...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i Kosovës, Xhavit Haliti, ka komentuar rreth çështjes së zgjedhjes së presidentit të Kosovës, duke theksuar se koalicioni politik me Lëvizjen...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Ish-anëtari i Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Blerim Burjani, për FrontOnline ka komentuar mundësinë e organizimit të zgjedhjeve të reja në vend, duke...
    Kronika04 Mars 2026
    Një rast i vjedhjes së rëndë është raportuar mbrëmjen e së martës në Gjakovë. Në raportin 24-orësh të policisë, bëhet e ditur...
    Kronika04 Mars 2026
    Një person ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku po trajtohej pas vetaksidentit që kishte pësuar në autostradën “Ibrahim...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Garda Revolucionare e Iranit tha të mërkurën se kontrollon Ngushticën e Hormuzit, një rrugë jetësore transporti për naftë dhe gaz, dhe çdo...
    Lajme04 Mars 2026
    Ish-kryetari i Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Mazllum Baraliu, ka folur për FrontOnline për një shkuarje eventuale të vendit në zgjedhje të reja,...
    Kronika04 Mars 2026
    Një 10 vjeçar me origjinë shqiptare ka vdekur para disa ditësh në Itali. Ngjarja tragjike ndodhi para disa ditësh në Foggia, raportojnë...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.