×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Gjermania nis fluturimet me Greqinë, udhëtarët do izolohen në hotel

    FrontOnline
    19 Maj 2020

    Greqia mbetet një destinacion kryesor për turistët gjermanë. Vendet rinisën një ditë më parë fluturimet duke aplikuar masat e reja antikovid. Kanë mbetur pezull udhëtimet me vendet e tjera.

    Greqia ka rihapur transportin ajror me Gjermaninë, duke hequr barrikadën e ngritur dy muaj më herët me arsyen e koronavirusit.

    Një avion transportoi të hënën pasagjerët e parë nga Frankfurti drejt Athinës.

    Udhëtarët u përballën me procedurat e reja të autoritetit aeroportual, me formularë dhe analiza antikovid që pritet të standardizohen kudo nëpër Europë pas kësaj faze të hershme të pandemisë.

    Deri në daljen e rezultatit të testimit, pasagjerët do të jenë të detyruar të qëndrojnë në një hotel dhe të izolohen atje për dy javë nëse dalin të infektuar.

    Sipas autoriteteve, karantina do të aplikohet për cilindo të ardhur nga jashtë gjatë gjithë muajit maj.

    “Ata prej jush që rezultojnë negativë, dhe këtë ua uroj të gjithëve, do e vazhdoni karantinën në banesën e deklaruar. Por vëreni se gjatë karantinës nuk dilet, nuk lëvizet jashtë, dhe nëse ju kapin, do keni 5 mijë euro gjobë dhe pasoja penale.”

    Pasagjerët që mbërritën një ditë më parë me linjë direkte nga Gjermania i komentojnë procedurat pas fluturimit si të të panevojshme.

    “Nga përvoja ime, aeroportet, agjencitë e udhëtimit, linjat ajrore nuk janë të përgatitura. Brenda në avion ka shumë njerëz dhe nuk ka kuptim të ndjekësh masa të caktuara sigurie para apo pas fluturimit.”

    “Fluturimi ishte absolutisht normal, vetëm se u desh të mbanim maskat. Por të gjitha sediljet ishin të zëna, më çuditi që s’kishte vende bosh, as ushqim. Gjithçka ishte normale, përveç kësaj situatës pas fluturimit.”

    Greqia do i mbajë të bllokuar kufijtë ajrorë për shtetet e BE-së më të prekura nga pandemia, si Italia, Spanja apo Mbretëria e Bashkuar.

    Për të ruajtur shëndetin publik, deri më 14 qershor janë pezulluar edhe fluturimet me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

    Vendi shpreson që në muajin korrik do të rihapet për turistët e huaj.

    Nga Rubrika
    Vip04 Mars 2026
    Ish-banorja dhe finalistja e edicionit të katërt të Big Brother VIP Kosova, Hygerta Sako, ka reaguar publikisht ndaj një deklarate të bërë...
    Lajme04 Mars 2026
    Reperi ‘Mossi’ bashkë me dy të tjerë, janë arrestuar nga Policia e Kosovës. Arrestimi ka ndodhur pas sulmit fizik ndaj gazetarit Burim...
    Vip04 Mars 2026
    Në një postim të ri në rrjete sociale, ish-banori i “Big Brother VIP Kosova 4”, Labinot Rexha, duket se nuk do të...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj ka thënë se e ende nuk kanë marrë ftesë për mbajtjen...
    Lajme04 Mars 2026
    Shefi i grupit parlamentar i AAK-së, Besnik Tahiri e ka kritikuar partinë fituese, pra Lëvizjen Vetëvendosje e cila, sipas tij, ka përgjegjësinë...
    Lajme04 Mars 2026
    Shefja e deputetëve të LDK-së, Jehona Lushaku Sadriu ka thënë se LVV ka përgjegjësinë për procesin e zgjedhjes së presidentit të ri...
    Lajme04 Mars 2026
    Shefja e grupit parlamentar të LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu pyetur nga gazetarët nëse presidentja Vjosa Osmani do të kthehej të garonte me LDK-në...
    Sport04 Mars 2026
    Edon Zhegrova mund të ndryshojë kampionat pas një sezoni në Itali. Futbollisti kosovar është prej kohësh në shënjestrën e Evertonit, që kërkon...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbledhja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje duket se ka përfunduar. Kjo pasi që deputetët e kësaj partie janë parë teksa dalin...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.