
Ministri i Infrastrukturës dhe Mjedisit Lumir Abdixhiku ka nxjerr vendimin për lejimin e qarkullimit të autobusëve ndër urban në gjithë vendin.
Nder të tjerash në vendim thuhet se kompanitë e autobusëve do të shfrytëzojnë 50 % të kapaciteteve të mjeteve transportuese, duke respektuar distancën fizike.

Ruzhdi Kurtishaj, kryetar i Kuvendit të Odes Ekonomike dhe kryetar i Shoqatës së Transporteve rrugor thotë se pas angazhimeve të shumta kanë arritur të bëjnë të mundur rifillimin e lëvizjes se autobusëve ndër urban në vendin tonë . “ Pas shumë angazhimeve dhe shumë takimeve që kemi pas më në fund arritëm që t’i lëshojmë në qarkullim edhe linjat ndër urbane, pasi që demet e shkaktuara deri më tash janë shumë të mëdha ka thënë për “Front Online” Kurtishaj.