×
  • Lajme
  • Lajme

    Nënkryetari i AAK’së: Kurti s’i dha opozitës shansin ta kritikonte, ra nga pushteti pa i mbushur 50 ditë

    FrontOnline
    17 Maj 2020

    Kryeministri i Kosovës në detyrë, Albin Kurti, po thotë se partitë opozitare në vend nuk kanë ditur ta kritikojnë qeverisjën e tij. Ai ka deklaruar se nuk po sheh kritikë, por akuza nga opozita. Por, sipas nënkryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Muharrem Nitaj, nuk mund të kritikohet një kryeministër që përmbyset për më pak se 50 ditë

    Në një përgjigje për Gazetën Express, nënkryetari i AAK’së, Muharrem Nitaj, ka thënë se Kurti ka qeverisur aq keq sa nuk pati nevojë për kritikën e opozitës.

    Si mund të kritikojë një opozitë një kryeministër që përmbyset për më pak se 50 ditë. Ne e kemi pas vendosur që të mos e kritikojmë, bile në 100 ditët e para, por qe do që ai qeverisi aq keq, sa që nuk kishte as nevojë për kritikën e opozitës”, ka thënë Nitaj.

    Muharrem Nitaj
    Nitaj po thotë se shkarkimi i shpejtë i Kurtit nuk i la kohë opozotës që ta kritikojë.

    “Ka të drejtë kryeministri i shkarkuar që opozita nuk e ka kritikuar mjaftueshëm. Por ai nuk i dha as kohë opozitës ta kritikonte, sepse hala pa e marrë mirë detyrën ra prej pushtetit”, ka deklaruar Nitaj.

    Shefi në detyrë i Qeverisë së Kosovës, një natë më parë në “DPT te Fidani” në T7 tha se Lëvizja Vetëvendosje e bën më mirë edhe qeverisjen edhe opozitën.

    Ai tha se opozita nuk e ka kritikuar gjatë kohës kur ka qeverisur. Sipas Kurtit, opozita vetëm ka bërtitur kundër tij, por nuk e ka kritikuar.

    “Dështim, mashtrim, gënjeshtër, është një lloj bërtitje kundër neve, pa kritikë tamam, unë nuk po shoh kritikë. Lëvizja Vetëvendosje si opozitë ka marrë aksione radikale për kah tema, aksioni radikal ka qenë i paraprirë nga një kritikë e stërholluar. Kritikë ndaj qeverisjes tonë nuk po shoh, po shoh sulme e akuza nga ata që nuk po duan ta kupotojnë se ardhmëria në Kosovë ka një datë, ajo është 6 qershori”, tha Kurti.

    Albin Kurti u zgjodh kryeministër më 3 shkurt të këtij viti, pas koalicionit që kishte lidhur me LDK’në e Isa Mustafës.

    Por qeverisja e tij nuk zgjati më shumë se 50 ditë.

    Ndaj Kurtit u nis mocioni mosbesues i cili u votua me 82 vota për, në Kuvendin e Kosovës me 25 mars.

    Përplasjet në koalicionin qeverisës nisën kur Kryeministri Kurti refuzoi të hiqte taksën dhe të mos vendoste reciprocitet ndaj Serbisë ashtu siç kërkonin amerikanët. Ndërsa, kur Kurti shkarkoi Agim Veliun nga pozita e Ministrit erdhi edhe fundi i Qeverisë, duke nisur kështu LDK mocionin e mosbesimit./

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Shitja masive e aksioneve europiane u ndal të mërkurën, ndërsa vëmendja u zhvendos drejt Azisë – përfshirë një rënie rekord në Seul,...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Një avion luftarak F-35 izraelit rrëzoi një avion luftarak iranian YAK-130 mbi Teheran, sipas ushtrisë izraelite, duke shënuar herën e parë që...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Eksperti Koen Herlaar pohoi se në 16 vite përvojë pune si pjesë e Institutit Kriminalistik të Holandës i ka kryer 24 akt-ekpertiza...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Ministri për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti mund të propozohet nga Lëvizja Vetëvenedosje për President. Gazeta Express merr...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Pentagoni ka publikuar emrat e katër ushtarëve rezervë të Ushtrisë Amerikane të vrarë në luftën kundër Iranit. Ata ishin midis gjashtë anëtarëve...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Irani është afër zgjedhjes së Udhëheqësit të ri Suprem, thotë zyrtari Irani është afër zgjedhjes së një Udhëheqësi të ri Suprem për...
    Lajme04 Mars 2026
    Reperi ‘Mossi’ bashkë me dy të tjerë, janë arrestuar nga Policia e Kosovës. Arrestimi ka ndodhur pas sulmit fizik ndaj gazetarit Burim...
    Lajme04 Mars 2026
    Është vetëdorëzuar në polici një person për të cilin, policia në Gjakovë të martën kishte kërkuar ndihmën e qytetarëve për lokalizimin e...
    Lajme04 Mars 2026
    Mërgim Lushtaku nga PDK tha se vendi është duke shkuar drejt zgjedhjeve të reja. Ai ka fajësuar shumicën parlamentare, pra Lëvizjen Vetëvendosje...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.