×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Abazi i VV’së i bën thirrje policisë të largohet nga sheshi

    FrontOnline
    17 Maj 2020

    Në orët e para të mëngjesit ka nisur shembja e ndërtesës së Teatrit Kombëtar në Tiranë. Në ndihmë të tyre kanë qenë forca të shumta të Policisë dhe RENEA, të cilët kanë ndërhyrë për të nxjerrë jashtë aktorët që ndodheshin brenda godinës.

    Para protestuesve anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Boiken Abazi, ka kërkuar që policia t’a lirojë sheshin dhe t’u hapë rrugën protestuesve.

    ““Duke parë spektaklin e shembjes, ne iu kërkojmë policisë që të largohet dhe ta çlirojë sheshin. Kush është që t’i kërkojë policisë që të largohet dhe ta lirojë sheshin, të ngrejë dorën”, ka thënë ai.

    Shembja ka nisur në orën 04:30 të mëngjesit. U tentua të ndërhynte për ta ndaluar shembjen por nuk u arrit. Gjithashtu disa përfaqësues të shoqërisë civile janë arrestuar.

    Lëvizja Vetëvendosje – Qendra në Shqipëri ka reaguar duke thënë se dhuna policore nuk ka për ta ndalur rezistencën qytetare.

    “Me qindra forca policore, të armatosura me armë automatike, kanë ndërhyrë sot dhunshëm, rreth orës 4:30 të mëngjesit, në hapësirën publike të Teatrit Kombëtar, Monument Kulture, duke arrestuar qytetarë dhe aktivistë të Aleancës për Mbrotjen e Teatrit, që kanë qëndruar mbi dy vite në mbrojtje të këtij Monumenti Kulture. Mes të arrestuarëve është edhe aktivistja e Lëvizjes VETËVENDOSJE! Megi Mustafaraj. Forcat e Policisë kanë përdorur edhe sprej piperi, gazin lotsjellës dhe mjete të tjera dhune për të larguar protestuesit që po mbronin këtë kompleks të Trashëgimisë Kulturore në zemër të Tiranës, e shpallur nga organizata pan-evropiane “Europa Nostra” si vlerë e spikatur e trashëgimisë kulturore evropiane. Menjëherë pas ndërhyrjes policore janë futur fadromat që kanë shembur pjesët ballore të dy objekteve kryesore të kompleksit të Teatrit Kombëtar”, thuhet në reagim.

    VV ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të të gjithë protestueseve, duke thënë se rezistenca qytetare ndaj këtij krimi të shumëfishtë do të vazhdojë.

    “Teatri do ringrihet, bashkë me të dhe populli”, thuhet në reagim.

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Reperi ‘Mossi’ bashkë me dy të tjerë, janë arrestuar nga Policia e Kosovës. Arrestimi ka ndodhur pas sulmit fizik ndaj gazetarit Burim...
    Lajme04 Mars 2026
    Është vetëdorëzuar në polici një person për të cilin, policia në Gjakovë të martën kishte kërkuar ndihmën e qytetarëve për lokalizimin e...
    Lajme04 Mars 2026
    Mërgim Lushtaku nga PDK tha se vendi është duke shkuar drejt zgjedhjeve të reja. Ai ka fajësuar shumicën parlamentare, pra Lëvizjen Vetëvendosje...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Gjykata Supreme ka shfuqizuar kufirin e moshës për asistentë në Universitetin e Prishtinës, duke e cilësuar si diskriminues dhe të paligjshëm. Sipas...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Ministri i Jashtëm i Kinës bëri thirrje për t’i dhënë fund veprimeve ushtarake të Izraelit ndaj Iranit gjatë një bisede telefonike me...
    Sport04 Mars 2026
    Kupa e Kosovës në futboll do të rikthehet sot me tri ndeshje çerekfinale, ndërsa një tjetër do të luhet nesër. Skuadrat po...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez, ka reaguar ndaj paralajmërimit të bërë nga presidenti amerikan, Donald Trump për të ndërprerë tregtinë mes dy vendeve...
    Kronika04 Mars 2026
    Policia e Kosovës, nëpërmjet raportit të saj ka njoftuar se në Rahovec dhe në Gjakovë, gjatë ditës së djeshme janë gjetur mjete...
    Lajme04 Mars 2026
    Analisti Milazim Krasniqi ka vlerësuar së Kosova nuk e ka luksin të shkojë në zgjedhje të reja në këtë kohë. Ai ka...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.