×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Kryeministres së Zelandës së Re i ndalohet hyrja në kafene: “Është mbushur numri sipas rregullave”

    FrontOnline
    16 Maj 2020

    Është e rrallë që një udhëheqës shtetëror të futet në kafene rastësisht për të ngrënë apo për të pirë diçka. Është edhe më e rrallë që atyre t’iu ndalohet hyrja. Megjithatë, saktësisht kjo gjë i ndodhi kryeministres së Zelandës së Re, Jacinda Ardern.

    Ajo nuk u lejua të hynte në një kafene në Wellington për shkak se brenda kishte njerëz aq sa lejohej maksimalisht sipas rregullave të reja për distancë sociale.

    “O Zoti im, Jacinda Ardern sapo u përpoq të hynte në kafenenë Olive dhe u refuzua sepse lokali ishte plot”, shkroi një përdorues i rrjetit Twitter në llogarinë e tij.

    Disa orë më vonë, partneri i kryeministres, Clarke Gayford, komentoi në këtë postim, duke e marrë për vete fajin për atë që i ndodhi shefes së qeverisë.

    “Më duhet ta marrë përgjegjësinë për këtë, nuk u organizova dhe nuk rezervova askund”, shkroi ai, shkruan “The Guardian”.

    Përderisa liderët e tjerë botërorë mund të dërgojnë staf për ta caktuar tavolinën e tyre paraprakisht në kafene, një zëdhënës i kryeministres tha se të presësh për të hyrë në kafene është diçka me të cilën mund të përballet gjithkush për shkak të masave kufizuese. “Kryeministrja thotë se ajo pret si të gjithë të tjerët”, tha zëdhënësi.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka shënuar fitore 3-0 ndaj Atletico Madrid në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, por kjo nuk ka mjaftuar për të...
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka pezulluar përkohësisht nga puna Gresa Latifin, e cila ka shërbyer si inspektore hetuese në Divizionin e Marrëveshjeve...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton se të mërkurën, më 4 mars 2026, në kuadër të punimeve në projektin e zgjerimit të...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbi vendin tonë mot sot pritet të jetë i vranët, me intervale dielli. Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do...
    Lajme04 Mars 2026
    Në kohën kur institucionet e vendit tashmë janë të konstituuara dhe qeveria në funksion, mundësia për shkuarje sërish në zgjedhje po konsiderohet...
    Lajme03 Mars 2026
    Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nasuf Bejta, ka deklaruar se aktualisht nuk ekziston “matematikë” që do ta mundësonte zgjedhjen e Vjosa Osmani për...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se kanë vrarë komandantin e Forcës Quds të Iranit në Liban, Daoud Ali Zadeh, në...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.