×
  • Lajme
  • Lajme

    Niveli i ujit në liqenin e Badocit alarmant, nga korriku mund të ketë reduktime të ujit të pijshëm

    FrontOnline
    16 Maj 2020

    Si pasojë e mungesës së reshjeve atmosferike po vazhdon të bie niveli i ujit në liqenet akumuluese të Batllavës dhe Badocit. Gjendje më alarmante është në liqenin e Badocit.

    Zëdhënësja e KRU “Prishtina”, Arjeta Mjeku ka thënë se niveli i ujit në këto dy liqene ka rënë deri në 10.18 metra nga kuota normale.

    “Niveli i ujit në liqenin e Batllavës është 627.53 m mbi nivelin e detit ose 7.47 m nën nivelin maksimal të kapërderdhjes. Niveli i ujit në liqenin e Badocit është 639.67 m mbi nivelin e detit ose 10.18 m nën kuotën maksimale”, tha ajo.

    Mjeku ka thënë se nëse vazhdohet më këtë trend të mungesës së reshjeve atmosferike, atëherë nga muaji korrik mund të ketë reduktime të ujit të pijshëm.

    “Akumulacionet varen nga reshjet atmosferike. Nëse vazhdohet me trendin e mungesës së reshjeve atmosferike dhe nëse nuk kemi kujdes në përdorimin e drejtë të ujit të pijshëm, nga muaji korrik 2020 e tutje mund të fillohet me reduktime të ujit të pijshëm në zonat që furnizohen nga liqeni i Badocit”, shtoi më tej ajo për telegrafin.

    Mjeku bëri apel të qytetarët që të shpenzohet racionalisht uji i pijshëm.

    “Të mos e lëmë rubinetin hapur pa pasur nevojë, të mos ujisim arat me ujin e pijshëm, etj. Bashkërisht për furnizim stabil me ujë të pijshëm. Tash për tash, furnizimi me ujë është stabil në të gjitha zonat e shërbimit”, theksoi ajo.

    Në fund, Mjeku tha se liqeni i Badocit nuk ka qenë më keq që nga viti 2007.

    Nga Rubrika
    Kronika04 Mars 2026
    Dy persona janë rrahur mes vete, si pasojë e një mosmarrëveshjeje në komunikacion në Fushë Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, rasti ka...
    Lajme04 Mars 2026
    Analisti politik, Arton Demhasaj në një prononcim për “Front Online” ka folur lidhur me zhvillimet e fundit rreth çështjes së zgjedhjes së...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i Kosovës, Xhavit Haliti, ka komentuar rreth çështjes së zgjedhjes së presidentit të Kosovës, duke theksuar se koalicioni politik me Lëvizjen...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Ish-anëtari i Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Blerim Burjani, për FrontOnline ka komentuar mundësinë e organizimit të zgjedhjeve të reja në vend, duke...
    Kronika04 Mars 2026
    Një rast i vjedhjes së rëndë është raportuar mbrëmjen e së martës në Gjakovë. Në raportin 24-orësh të policisë, bëhet e ditur...
    Kronika04 Mars 2026
    Një person ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku po trajtohej pas vetaksidentit që kishte pësuar në autostradën “Ibrahim...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Garda Revolucionare e Iranit tha të mërkurën se kontrollon Ngushticën e Hormuzit, një rrugë jetësore transporti për naftë dhe gaz, dhe çdo...
    Lajme04 Mars 2026
    Ish-kryetari i Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Mazllum Baraliu, ka folur për FrontOnline për një shkuarje eventuale të vendit në zgjedhje të reja,...
    Kronika04 Mars 2026
    Një 10 vjeçar me origjinë shqiptare ka vdekur para disa ditësh në Itali. Ngjarja tragjike ndodhi para disa ditësh në Foggia, raportojnë...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.