×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Dhoma e Përfaqësuesve e ShBA-së miraton pakon ndihmëse prej 3 trilionë dollarëve

    FrontOnline
    16 Maj 2020

    Dhoma e Përfaqësuesve e Shteteve të Bashkuara e ka miratuar një pako ndihmëse prej 3 trilionë dollarëve për ta rimëkëmbur ekonominë.

    Kjo pako, e hartuar nga demokratët, i mori 208 vota, ndërsa 199 ishin kundër. Liderët republikanë, të cilët e kontrollojnë Senatin, janë zotuar se do ta bllokojnë atë, pavarësisht përkrahjes së disa anëtarëve të kësaj partie për dispozitat rreth përkrahjes për qeverinë qendrore dhe qeveritë lokale.

    Për më tepër, presidenti amerikan, Donald Trump, ka premtuar se do ta përdorë veton, nëse kjo pako arrin deri në tavolinën e tij, shkruan “Reuters”, transmeton Express.

    Pas votimit, kryetari i shumicës në Dhomën e Përfaqësuesve, Steny Hoyer, njoftoi se datat 27 ose 28 maj do të caktohen për votimin e një projektligji për koronavirusin, nëse një i tillë do të jetë i gatshëm deri në atë kohë.

    Ndryshe, ekonomia e Shteteve të Bashkuara e ka përjetuar një goditje të rëndë nga pandemia. Rreth 36.5 milionë amerikanë ose mbi 20 për qind e punëtorëve e kanë deklaruar humbjen e vendit të punës që nga fillimi i krizës.

    Miratimi i kësaj pakoje erdhi në kohën kur Shtetet e Bashkuara kanë shënuar më shumë se 85,000 viktima të koronavirusit, duke e zënë bindshëm vendin e parë në botë.

    Nga Rubrika
    Kronika04 Mars 2026
    Dy persona janë rrahur mes vete, si pasojë e një mosmarrëveshjeje në komunikacion në Fushë Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, rasti ka...
    Lajme04 Mars 2026
    Analisti politik, Arton Demhasaj në një prononcim për “Front Online” ka folur lidhur me zhvillimet e fundit rreth çështjes së zgjedhjes së...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i Kosovës, Xhavit Haliti, ka komentuar rreth çështjes së zgjedhjes së presidentit të Kosovës, duke theksuar se koalicioni politik me Lëvizjen...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Ish-anëtari i Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Blerim Burjani, për FrontOnline ka komentuar mundësinë e organizimit të zgjedhjeve të reja në vend, duke...
    Kronika04 Mars 2026
    Një rast i vjedhjes së rëndë është raportuar mbrëmjen e së martës në Gjakovë. Në raportin 24-orësh të policisë, bëhet e ditur...
    Kronika04 Mars 2026
    Një person ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku po trajtohej pas vetaksidentit që kishte pësuar në autostradën “Ibrahim...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Garda Revolucionare e Iranit tha të mërkurën se kontrollon Ngushticën e Hormuzit, një rrugë jetësore transporti për naftë dhe gaz, dhe çdo...
    Lajme04 Mars 2026
    Ish-kryetari i Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Mazllum Baraliu, ka folur për FrontOnline për një shkuarje eventuale të vendit në zgjedhje të reja,...
    Kronika04 Mars 2026
    Një 10 vjeçar me origjinë shqiptare ka vdekur para disa ditësh në Itali. Ngjarja tragjike ndodhi para disa ditësh në Foggia, raportojnë...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.