×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Këtë vit shërbimi i hotelerisë në Sarandë do të jetë 20% më i lirë

    FrontOnline
    16 Maj 2020

    Kryetari i Bashkësisë së Sarandës, Adrian Gurma, thotë se janë të gatshëm për fillimin e sezonit turistik. Ani pse nuk ka një datë të saktë se kur mund të fillojw, ai thekson se po përgatiten për sezon turistike, ku çmimet e hotelerisë do të jenë 20 për qind më të lira.

    Adrian Gurma në një intervistë për KosovaPress tregon se Bashkia e Sarandës po përgatitet që të ofrojë kushtet e nevojshme për turizëm, marrë parasysh situatën pandemike në të gjithë globin.

    “Ne po përgatitemi si në situatë normale, që kjo ditë të mos jetë e largët, kuptohet në varësi të situatës të ecurisë së pandemisë. Po bëjmë të gjitha përpjekjet edhe ne, por edhe operatorët turistikë po operojnë në Bashkinë e Sarandës, për të bërë të mundur që kur të vijë momenti i hapjes së sezonit, turistët jo vetëm ata nga territori Shqipërisë, pse jo nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut të gjejnë infrastrukturën e përshtatshme dhe të gjitha kushtet. Pikë së pari sigurinë, sepse kemi një situatë ndryshe tashmë, nuk jemi në situatën klasike të viteve të kaluara. Por, në një situatë e cila do të na kushtëzojë norma dhe rregulla të reja në gjithë sezonin turistik”, thekson Gurma.

    Gurma bën të ditur se këtë vit do të ketë edhe kushte të reja për turizëm në Sarandë. Ai thekson se hapësira në mes çadrave do të jetë 3,5 metër së paku.

    “Hapësira në mes çadrave nuk do të jetë sikur viteve të tjera. Do të jetë hapësira më e madhe. Të paktën jo më pak se 3,5 metër distancë në mes çadrës mes çadrave. Patjetër që ka edhe kushte të tjera, ka të përcaktuar qartë në këtë draft sa i përket sjelljes në lokalet dhe njësitet e shërbimit, në hotelet, dhe çdo gjë tjetër”, deklaron ai.

    Gurma për KosovaPress thekson se Bashkia e Sarandës po përgatitet për sezonë normale turistike, ku çmimet e hotelerisë do të jenë 20 për qind më të lira.

    “Krahasimisht me vitet e tjera në bashkinë e Sarandës këtë vit ofertat turistike, ofertat për hotelet do të jetë 20 për qind më e lirë se sa vitet e tjera. Në të njëjtën kohë, ne si organ i pushtetit lokal, për hapsirën e plazheve që përfshin pjesën tradicionale Brenda qytetit kemi menduar që nga porti turisitik deri te trajektorja e shëtitores afër hotelit të jetë një sipërfaqe plazhi pa kontraktuar nga asnjë operatorë, dhe e menaxhuar nga punonjësit e bashkisë. Këtë vit kjo pjesë do të jetë e lirë dhe pa pagesë, për këdo që do të dëshiroj ta frekuentoj”, shton kryetari i bashkisë së Sarandës.

    I pari i bashkisë së Sarandës thekson se në këtë periudhë në kushte normale vendi do të kishte dyndje të madhe të turistëve nga Kosova, dhe jo vetëm. Por për shkak të përhapjes të pandemisë Covid-19, gjatë këtij muaji nuk ka pasur lëvizje të mëdha. Kjo siç thotë Gurma, ka pasur efekt edhe në të ardhurat financiare të kësaj bashkie.

    “Realisht ka një efekt financiar i cili deri tash, ne një shifër të përafërt nuk kemi. Por, që është efekt që nëse situata do të tejkalohet, do të vihet në rezervat në të ardhmen e bashkisë. Pavarësisht se ne kemi akumuluar dhe kemi të ardhura nga viti i kaluar, përsëri është një periudhë stopimi, e cila na ka krijuar një efekt financiar të konsiderueshëm”, thotë Gurma.

    Ndër të tjera, ai thotë se nga Ministria e Turizmit dhe ajo e Shëndetësisë, janë duke bashkëpunuar për hartimin e një draft protokolli, i cili përcakton të gjitha rregullat për turizëm. Ndryshe, në Sarandë nuk ka asnjë rast me Covid-19, për këtë ai thotë se janë bërë testimet për rastet e dyshuara, por që asnjëri nuk ka rezultuar pozitiv.

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Dëshmia e holandezit, Koen Herlaar do të vazhdojë edhe sot në gjyqin ndaj Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Isni Kilajt, Fadil Fazliut dhe...
    Lajme04 Mars 2026
    Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka pezulluar përkohësisht nga puna Gresa Latifin, e cila ka shërbyer si inspektore hetuese në Divizionin e Marrëveshjeve...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbi vendin tonë mot sot pritet të jetë i vranët, me intervale dielli. Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nasuf Bejta, ka deklaruar se aktualisht nuk ekziston “matematikë” që do ta mundësonte zgjedhjen e Vjosa Osmani për...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se kanë vrarë komandantin e Forcës Quds të Iranit në Liban, Daoud Ali Zadeh, në...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Franca njoftoi se po e dërgon aeroplanmbajtësen e saj të vetme, Charles de Gaulle, në Mesdheun lindor si përgjigje ndaj përshkallëzimit të...
    Lajme03 Mars 2026
    Opinionistja Aida Dërguti deklaroi se kryeministri Albin Kurti nuk do ta lejojë presidenten Vjosa Osmani që të mbajë njëkohësisht rol si anëtare...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka shënuar fitore 3-0 ndaj Atletico Madrid në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, por kjo nuk ka mjaftuar për të...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Një zyrtar i lartë i Shtëpisë së Bardhë ka thënë se pikëpamja e tyre përputhet me atë të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.