×
  • Lajme
  • Lajme

    Parashikimi i motit për sot dhe katër ditët e ardhshme

    FrontOnline
    16 Maj 2020

    Nesër më freskët, ditën e diel sërish nxehtë. Javën e ardhshme pritet rënie e temperaturave dhe mundësi për reshje shiu.

    Kalimi i një fronti të ftohtë nga veriu i rajonit ditën e shtunë, do të zmbrapsë të nxehtit afrikan më në jug të rajonit. Do të mbajë mot kryesisht me vranësira, e temperaturat do të pësojnë rënie të lehtë. Ditën e diel, i nxehti afrikan sërish pritet të shtrihet mbi vendin tonë, ku mund të sjellë temperatura mbi 30C, bën të ditur Prishtina Weather.

    Shërbimi i meteorologjisë njofton se “në fillim të javës së ardhshme mbi Mesdhe do të depërtojë një ciklon nga Atlantiku, që nga mesi i javës do të kalojë edhe mbi rajonin tonë. Nga dita e martë dhe mërkurë priten mundësi për të reshura shiu, e masa më të ftohta ajrore që do të shtrihen mbi vend sjellin rënie të temperaturave”.

    Sipas PW, pluhuri saharian që depërtoi sot me përqendrime më të larta, për shkak të rrymimeve ajrore nga Afrika veriore, mbetet prezent mbi rajon, megjithëse me përqendrime më të ulëta. Vlerat e cilësisë së ajrit do të luhaten kryesisht rreth vlerave mesatare”.

    Parashikimi për periudhën 16-20 maj:

    16.05 – Shumë ngrohtë, kryesisht me vranësira dhe intervale me diell.

    17.05 – Nxehtë, kryesisht me vranësira dhe intervale me diell.

    18.05-19.05 – Në fillim të javës mbetet mot shumë i ngrohtë dhe kryesisht me vranësira. Të martën pasdite vonë mundësi për reshje lokale shiu me bubullimë.

    20.05 – Më freskët, kryesisht vranët dhe me shi. Mundësi për bubullima.

    Temperaturat minimalet do të luhaten nga 14C deri në 16C, e maksimalet nga 27C deri 32C. Nga mesi i javës së ardhshme temperaturat maksimale pritet të zbresin deri në 22C.

    Do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare drejtimesh të ndryshme 4-10m/s

    Shtypja atmosferike do të shënojë rritje, e javën e ardhshme do të zbresë edhe nën vlera normale.

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Dëshmia e holandezit, Koen Herlaar do të vazhdojë edhe sot në gjyqin ndaj Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Isni Kilajt, Fadil Fazliut dhe...
    Lajme04 Mars 2026
    Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka pezulluar përkohësisht nga puna Gresa Latifin, e cila ka shërbyer si inspektore hetuese në Divizionin e Marrëveshjeve...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton se të mërkurën, më 4 mars 2026, në kuadër të punimeve në projektin e zgjerimit të...
    Të tjera
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se kanë vrarë komandantin e Forcës Quds të Iranit në Liban, Daoud Ali Zadeh, në...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Franca njoftoi se po e dërgon aeroplanmbajtësen e saj të vetme, Charles de Gaulle, në Mesdheun lindor si përgjigje ndaj përshkallëzimit të...
    Lajme03 Mars 2026
    Opinionistja Aida Dërguti deklaroi se kryeministri Albin Kurti nuk do ta lejojë presidenten Vjosa Osmani që të mbajë njëkohësisht rol si anëtare...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka shënuar fitore 3-0 ndaj Atletico Madrid në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, por kjo nuk ka mjaftuar për të...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Një zyrtar i lartë i Shtëpisë së Bardhë ka thënë se pikëpamja e tyre përputhet me atë të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë...
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.