
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama në një emision televiziv tha mbrëmë se nuk po e dinë se me kë të bisedojë në Kosovë për heqjen graduale të kufirit në mes të dy shteteve, raporton “Front Online”.
Për këtë deklaratë të kryeministrit shqiptar, Kurti tha se është i interesuar për hapje graduale të kufirit.
Për sa i përkët deklaratës së Ramës se nuk po dinë se me kë të bisedojë në Kosovë për cështjen e kufijve, Kurti theksoi se ai është kryeministër në detyrë dhe se nuk ka dilema për këtë gjë.
“Ne jemi të interesuar që sapo të krijohen kushtet ta hapim atë kufi (Shqipërinë). Unë jam kryeministër në detyrë dhe nuk ka dilema për këtë gjë, kush ka dilema le të pyeten ata dhe jo unë”, ka thënë Kurti./Front Online