
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, në një konferencë bashkë me ministrin Arben Vitia, ka bërë të ditur se hapja e fazës së dytë mund të vazhdoj me 18 maj 2020, ashtu siç ishte rekomanduar prej Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, raporton portali “Front Online”.
“Nga e hëna pra me 18 maj kemi paralajmëruar se do të kalojmë në fazën e dytë nga situata epidemiologjike, këto javët e fundit kemi parë se nga masat që kemi ndërmarrë, numrat e infektimeve kanë rënë ndjeshëm, por kemi parë se në javën e fundit kemi pasur ngritje të infektimeve.”, ka thënëKurti.
Ai tha se me lehtësimin e masave duhet të rritet kujdesi ndaj koronavirusit dhe të mos lëmë që të rriten rastet e infeksioneve.
“Megjithëkëtë ngritje të përgjithshme, rekomandimi zyrtar i iKSHPK-së në bazë të gjendjes epidemiologjike, është se hapja e fazës së dytë mund të vazhdojë më 18 maj ashtu siç është planifikuar, tashmë kur do të marrim vendim për kalimin nga faza e parë në të dytën, duhet të përgatitemi të ulim infektimet. Ky është test i madh për shoqërinë, por edhe sfidë njëkohësisht. Si mund ta hapim ekonominë por edhe ta luftojmë virusin. Shtetet në rajon por edhe BE tashmë po hyjnë në një fazë të hapjes, që bart me vete edhe rrezikun e përhapjes së virusit. Lëvizja e qytetarëve e ndihmon lëvizjen e virusit, deri këtu asgjë nuk ka ndryshuar. Në mungesë të vaksinës ne duhet të kudjesemi vet maksimalisht”, ka thënë Kurti./Front Online