
Sot në rrugën “Nënë Tereza” në Gjakovë, është mbajtur një protestë e cila u organizuar duke u thirrur në emër të bizneseve, raporton “Front Online”.
Por ndryshe po thuhet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e cila udhëheq me këtë komunë.
Dega e AAK-së në Gjakovë përmes një postimi në faqen zyrtare në “Facebook”, ka thënë që kjo protestë ka prapavijë politike opozitare, raporton tutje “Front Online”.
Madje kjo parti ka publikuar edhe emrat e aktivistëve të VV-së që kanë marrë pjesë në këtë protestë.
Reagimi i plotë i AAK-së në Gjakovë:
Sot, gjatë fillimit të punimeve për rr.”Nëna Tereza”, konkretisht qendrën e qytetit, u organizua protestë kinse në emër të bizneseve por me prapavijë të partive politike opozitare. Personat të cilët shihen qartë në këto foto, nuk janë pronarë te bizneseve të caktuara por aktivistë, asambleistë dhe deputet të Vetvendosjes dhe Alternatives. Në protestën prej gjithsejt 50 vetave ishin:
1. Agon Batusha – Kryetar i VV-së, dega në Gjakovë dhe deputet nga radhët e VV-së;
2. Mimoza Shala – asambleiste nga radhët e VV-së;
3. Ali Tafarshiku – asambleist nga radhët e Alternativës;
4. Ngadhnjim Dana – aktivist i VV-së;
5. Ngadhnjim Haxhosaj – aktivist i VV-së;
6. Majlind Furdulli – aktivist i VV-së;
7. Roni Perteshoni – aktivist i VV-së;
8. Shaban Feraj – aktivist i VV-së;
9. Fisnik Sada- aktivist i VV-së;
10. Time Hasani – Kryetare e Rinisë së VV-së në degën e Gjakovës;
11. Agim Buza – aktivist i VV-së;
12. Ndriqim Berberi – aktivist i VV-së;
Protestë në Gjakovë, kundërshtohet projekti për zgjerimin e rrugës kryesore