
Si pasojë e përhapjes së pandemisë së COVID-19, Qeveria e Kosovës mes veprimtarive tjera ka marrë vendim edhe për mbylljen e të gjitha xhamive në vend.
Madje edhe në muajin e Ramazanit, xhamitë në tërë vendin kanë qendruar të mbyllura.
Por Labinot Maliqi, Imam në xhaminë Prof.Dr.Bedri Kamberi, në Lagjen e Spitalit në Prishtinë, ka njoftuar se prej dje (14 maj) do të hapen xhamitë në tërë territorin e Kosovës.
Hapja do të bëhet nga ora 11:00 deri në ora 19:00 dhe do të shërbejnë vetëm që të kryhen pagesat e sadakatul fitrit, zekatit dhe anëtarësisë.
Maliqi po ashtu njoftoi se xhamitë do të qëndrojnë të hapura edhe sot dhe kështu do të jetë deri me datën 23 maj, ndërsa për faljen e namazit, xhamitë pritet të hapen pas një vendimi që do të merret me 18 maj.