×
  • Lajme
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Kosova dhe Zvicra hapin kufijtë për njëra-tjetrën me 15 qershor

    FrontOnline
    15 Maj 2020

    Zvicra tani do t’i hapë kufijtë e saj me Kosovën, duke lejuar kështu qytetarët kosovarë të vinë në vend por edhe të udhëtojnë për në këtë shtet përmes linjave ajrore.

    Kjo është konfirmuar nga zëvendësambasadori kosovar në Zvicër, Islam Spahiu, i cili ka thënë se fluturimet mund të fillojnë nga 15 qershori.

    ‘’Ne do t’i lehtësojmë kufizimet e hyrjes nga qershori. Operacionet normale të fluturimit mund të rifillojnë më së voni deri më 15 qershor. Turistët gjithashtu mund të kthehen në vend’’, ka thënë ai.

    Zvicra do hap kufijtë e saj edhe me Gjermaninë, Austrinë dhe Francën në këtë datë.

    Në anën tjetër, Kosova ka lehtësuar kërkesat për karantinë te qytetarët që kthehen në vend.

    ‘’Qytetarët kosovarë që vijnë nga jashtë duhet të karantinohen vetëm për një javë, jo për dy javë’’, tha Spahiu për 20 Minuten.

    “Supozoj se do të jetë e mundur të udhëtosh përsëri me makinë”, shtoi Spahiu, pas relaksimit të radhës të masave.

    Sa i përket koronavirusit, deri sot në Kosovë janë identifikuar 945 raste ku prej tyre 690 janë shëruar dhe 28 kanë ndërruar jetë, transmeton Metro.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.