×
  • Lajme
  • Lajme

    11 pacientë me Coronavirus po trajtohen në Infektivë, 2 në gjendje të rëndë

    FrontOnline
    14 Maj 2020

    Drejtoresha e Klinikës Infektive në Prishtinë, Lindita Berisha-Ajazi ka konfirmuar se gjithsej 11 pacientë janë duke u trajtuar nga pandemia Covid-19, në këtë klinikë, raporton “Front Online”.

    Sipas saj 2 janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

    “Sot deri në këtë moment në Klinikën Infektive i kemi 11 pacientë të cilët janë me Covid pozitiv dhe që janë duke u trajtuar në Klinikën Infektive. Prej këtyre pacientëve 4 janë me oksigjeno terapi, 4 në reparte ndërsa 2 janë në mjekimin intensiv të klinikës pra janë në gjendje të rëndë shëndetësore, krahasuar me pacientët e tjerë që janë në reparte”, ka konfirmuar ajo.

    Drejtoresha e Infektives ka pohuar se të dy kanë edhe sëmundje të tjera shoqëruese.

    “Pacientët të cilët janë në mjekim intensiv janë pacientë të cilët kanë edhe sëmundje të tjera shoqëruese dhe janë nën përkujdesje të infektologëve dhe anesteziologëve në mjekimin intensiv të Klinikës”, ka thënë ajo.

    Në anën tjetër në Infektivë janë edhe 3 raste që pritet të testohen sot, për të parë nëse janë pozitiv me SARS-Covid-2.

    “Në Klinikë i kemi edhe 3 raste që janë të shëruar por që duhet që të vazhdojë ende trajtimi i tyre dhe në këtë moment i kemi 3 që janë në pritje të rezultateve”, ka thënë drejtoresha e kësaj Klinike

    Për sa i përket rritjes së numrit të të infektuarve këtyre ditëve, Berisha-Ajazi ka thënë se është shqetësuese, raporton tutje “Front Online”.

    “Normal që është shqetësuese për të gjithë, besojmë që qytetarët do të kenë durimin edhe pak këtyre ditëve të fundit që të respektojnë distancën dhe masat e vendosur që janë të rekomanduar nga IKSHPK-ja, që në fund të mos
    lejojmë që të na kthehen rastet ashtu siç i kemi pasur në fillim”

    Në ndërkohë në Klinikën Infektive nuk ka asnjë nga personeli shëndetësorë që është në vet izolim apo që dyshon që është i prekur nga Coronavirusi.

    “Deri më tani nuk kemi personel të Klinikës Infektive që janë të dyshimtë ose që janë në vet izolim. I gjithë stafi është në Klinikë dhe në punë”, ka thënë ajo.

    Kosova ka 927 raste me koronavirus, prej tyre 671 të shëruar dhe 29 me përfundim fatal. IKSHPK sot ka bërë serish thirrje qytetarëve që të vazhdojnë me respektimin e masave të institucioneve shëndetësore për parandalimin e përhapjes së koronavirusit. /Front Online

    Nga Rubrika
    Kronika04 Mars 2026
    Dy persona janë rrahur mes vete, si pasojë e një mosmarrëveshjeje në komunikacion në Fushë Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, rasti ka...
    Lajme04 Mars 2026
    Analisti politik, Arton Demhasaj në një prononcim për “Front Online” ka folur lidhur me zhvillimet e fundit rreth çështjes së zgjedhjes së...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i Kosovës, Xhavit Haliti, ka komentuar rreth çështjes së zgjedhjes së presidentit të Kosovës, duke theksuar se koalicioni politik me Lëvizjen...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Ish-anëtari i Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Blerim Burjani, për FrontOnline ka komentuar mundësinë e organizimit të zgjedhjeve të reja në vend, duke...
    Kronika04 Mars 2026
    Një rast i vjedhjes së rëndë është raportuar mbrëmjen e së martës në Gjakovë. Në raportin 24-orësh të policisë, bëhet e ditur...
    Kronika04 Mars 2026
    Një person ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku po trajtohej pas vetaksidentit që kishte pësuar në autostradën “Ibrahim...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Garda Revolucionare e Iranit tha të mërkurën se kontrollon Ngushticën e Hormuzit, një rrugë jetësore transporti për naftë dhe gaz, dhe çdo...
    Lajme04 Mars 2026
    Ish-kryetari i Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Mazllum Baraliu, ka folur për FrontOnline për një shkuarje eventuale të vendit në zgjedhje të reja,...
    Kronika04 Mars 2026
    Një 10 vjeçar me origjinë shqiptare ka vdekur para disa ditësh në Itali. Ngjarja tragjike ndodhi para disa ditësh në Foggia, raportojnë...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.