×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Turqia pritet sa më shpejt të hapë sezonin turistik

    FrontOnline
    14 Maj 2020

    Turqia sapo ka arritur një sukses të vogël në luftën kundër pandemisë. Ankaraja do sa më shpejt të hapë sezonin turistik. Me vendosjen e standardeve të larta të sigurisë synohet të joshen turistët.

    Dega e turizmit dhe udhëtimeve është një ndër më fitimprurëset në Turqi. Ky vend është destinacioni më i preferuar turistik për miliona pushues të huaj. Por pandemia Corona e ka paralizuar tani këtë sektor. Qe pas ndalimit të fluturimeve në mars dega e turizmit në Turqi ka pasur humbje të mëdha sipas Entit turk të statistikave (TÜIK). Krahasuar me një vit më parë rënia në prenotimet e hoteleve ka qenë me 55,2 përqind. Ndërkohë që dega e turizmit është për Ankaranë burimi më i rëndësishëm i të ardhurave – pikërisht tani edhe në sfondin e krizës ekonomike që nga vera e vitit 2018.

    Për këtë arsye qeveria turke e ka tani me ngut: Ankara do që sa më shpejt të jetë e mundur të shfuqizojë kufizimet për udhëtime, në mënyrë që sezoni turisitik 2020 të nisë me përpikmëri për të pritur turistët në plazhet turke. Duke filluar nga mesi i qershorit do të lejohen fluturimet ndërkombëtare. Ministria e Turizimit e argumenton planin e hapjes me faktin, se Turqia e ka nën kontroll krizën Corona. Në luftë kundër virusit Turqia, sipas të dhënave të veta, ka pasur sukses: Spitalet ia kanë dalë që ta përballojnë dyndjen e pacientëve, infeksionet e reja janë në rënie që nga fillimi i muajit maj dhe kuota e vdekjeve nga virusi Corona është relativisht e ulët krahasuar në nivel ndërkombëtar, transmeton DW.

    Një program certifikimi për më shumë siguri

    Që sipërmarrjet turistike të rifillojnë nga puna, një komision ekspertësh nën drejtimin e Ministrisë së Turizmit ka përpiluar masat e sigurisë. Pasi pandemia është përballuar, Turqia tani do të marrë një rol paraprijës në degën e turizmit, deklaroi ministri i Kulturës dhe Turizmit, Nuri Ersoy. Sikurse njoftoi Ministria e Turizmit do të vihet në jetë një “Program i certifikimit për turizëm të shëndetshëm”. Hoteleritë, aeroportet, shoqëritë ajrore, bizneset e gastronomisë dhe strehimit do të verifikohen, nëse i respektojnë standardet e kërkuara për higjienën dhe sigurinë.

    “Punonjësit e hoteleve në kuadër të programit të certifikimit do t’u nënshtrohen kontrolleve shëndetësore si dhe testit për CPVID-19”, deklaroi zëdhënësi i Shoqatës së Sipërmarrjeve të Udhëtimit Tur Operatörleri Platformu, Cem Polatoëlu. Një mjek do të jetë 24 orë në dispozicion. Për të ruajtur distancat e nevojshme mes njerëzve dhe personelit hotelet do të punojnë vetëm me 60 përqind të kapaciteteve që kanë. Restaurantet lejohen të presin vetëm 500 klientë dhe ushqimi do t’u serviret në tryezë. Klientët duhet të shkojnë duke ruajtur distancat në plazhe dhe për çdo dalje në plazh duhet të regjistrohen. Diskotekat dhe baret do të qendrojnë të mbyllura tërësisht, vuri në dukje Polatoglu.

    Nga Rubrika
    Kronika04 Mars 2026
    Dy persona janë rrahur mes vete, si pasojë e një mosmarrëveshjeje në komunikacion në Fushë Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, rasti ka...
    Lajme04 Mars 2026
    Analisti politik, Arton Demhasaj në një prononcim për “Front Online” ka folur lidhur me zhvillimet e fundit rreth çështjes së zgjedhjes së...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i Kosovës, Xhavit Haliti, ka komentuar rreth çështjes së zgjedhjes së presidentit të Kosovës, duke theksuar se koalicioni politik me Lëvizjen...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Ish-anëtari i Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Blerim Burjani, për FrontOnline ka komentuar mundësinë e organizimit të zgjedhjeve të reja në vend, duke...
    Kronika04 Mars 2026
    Një rast i vjedhjes së rëndë është raportuar mbrëmjen e së martës në Gjakovë. Në raportin 24-orësh të policisë, bëhet e ditur...
    Kronika04 Mars 2026
    Një person ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku po trajtohej pas vetaksidentit që kishte pësuar në autostradën “Ibrahim...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Garda Revolucionare e Iranit tha të mërkurën se kontrollon Ngushticën e Hormuzit, një rrugë jetësore transporti për naftë dhe gaz, dhe çdo...
    Lajme04 Mars 2026
    Ish-kryetari i Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Mazllum Baraliu, ka folur për FrontOnline për një shkuarje eventuale të vendit në zgjedhje të reja,...
    Kronika04 Mars 2026
    Një 10 vjeçar me origjinë shqiptare ka vdekur para disa ditësh në Itali. Ngjarja tragjike ndodhi para disa ditësh në Foggia, raportojnë...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.