×
  • Lajme
  • Lajme

    Demi: Pandemia nuk duhet me u përdorë si arsye as për të mbetë në pushtet, e as për të ardhë në pushtet

    FrontOnline
    13 Maj 2020

    Analisti politik Agron Demi ka thënë se pandemia COVID-19 nuk duhet të përdoret nga politikanët në vend as si arsye për të mbetur në pushtet, e as për të ardhur.Pak pasi aktivistë të grupit “meKryeministrin” mbajtën “prova” për protesta, Demi ka thënë se rrëzimi i Qeverisë në kohë pandemie dhe refuzimi për të aprovuar ligj për masat kundër koronavirusit ishte lojë e rrezikshme me shëndetin e qytetarëve po aq sa edhe organizimi i protestave me qindra apo mijëra pjesëmarrës.“Rrëzimi i qeverisë në kohë pandemie dhe refuzimi i Kuvendit për të aprovu një ligj për masat kundër koronavirusit ishte lojë e rrezikshme me shëndetin e qytetarëve.

    Por, po aq rrezik për shëndetin publik është edhe organizimi i protestave me qindra apo mijëra pjesëmarrës, në kohën kur është në fuqi ende vendimi i qeverisë për kufizim të lirisë së lëvizjes. Nëse 120 deputetë u dashtë të pajisen me leje për të marr pjesë në seancë të Kuvendit, çfarë leje duhet me pas qytetarët për protesta në kohën kur rrezikohet shëndeti i të gjithëve?” ka shkruar Demi në Facebook.

    Sipas tij, për shëndet të demokracisë protestat janë të domosdoshme, por “më i rëndësishëm është shëndeti i qytetarëve”.“Pandemia nuk duhet me u përdorë si arsye as për të mbetë në pushtet, e as për të ardhë në pushtet”, ka vazhduar Demi.Demi ka thënë se vendimi i Gjykatës Kushtetuese se a duhet t’i jepet mandati për formim të Qeverisë LDK-së, apo duhet që vendi të shkojë në zgjedhje të reja, s’do t’i bie “tamam” të gjithëve. Por ai ka thënë se ky vendim nuk duhet të kundërshtohet me protesta.

    “Vendimi i Gjykatës Kushtetuese nuk ka me i ‘ra tamam’ të gjithëve, por ai nuk duhet të kundërshtohet me protesta. Për vetë faktin se të gjitha partitë iu kanë drejtuar kësaj gjykate dhe po e presin opinionin e saj, nënkupton se e kanë pranuar gjykatën si arbitër neutral. Më parimore do të ishte që fare mos të kërkohej interpretimi i Gjykatës, nëse dikush mendon se Gjykata është e anshme, se sa të respektohet kjo Gjykatë në mënyrë selektive”, ka përfunduar Demi.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Shitja masive e aksioneve europiane u ndal të mërkurën, ndërsa vëmendja u zhvendos drejt Azisë – përfshirë një rënie rekord në Seul,...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Një avion luftarak F-35 izraelit rrëzoi një avion luftarak iranian YAK-130 mbi Teheran, sipas ushtrisë izraelite, duke shënuar herën e parë që...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Eksperti Koen Herlaar pohoi se në 16 vite përvojë pune si pjesë e Institutit Kriminalistik të Holandës i ka kryer 24 akt-ekpertiza...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Ministri për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti mund të propozohet nga Lëvizja Vetëvenedosje për President. Gazeta Express merr...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Pentagoni ka publikuar emrat e katër ushtarëve rezervë të Ushtrisë Amerikane të vrarë në luftën kundër Iranit. Ata ishin midis gjashtë anëtarëve...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Irani është afër zgjedhjes së Udhëheqësit të ri Suprem, thotë zyrtari Irani është afër zgjedhjes së një Udhëheqësi të ri Suprem për...
    Lajme04 Mars 2026
    Reperi ‘Mossi’ bashkë me dy të tjerë, janë arrestuar nga Policia e Kosovës. Arrestimi ka ndodhur pas sulmit fizik ndaj gazetarit Burim...
    Lajme04 Mars 2026
    Është vetëdorëzuar në polici një person për të cilin, policia në Gjakovë të martën kishte kërkuar ndihmën e qytetarëve për lokalizimin e...
    Lajme04 Mars 2026
    Mërgim Lushtaku nga PDK tha se vendi është duke shkuar drejt zgjedhjeve të reja. Ai ka fajësuar shumicën parlamentare, pra Lëvizjen Vetëvendosje...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.