×
  • Lajme
  • Lajme

    Rashit Qalaj për “provat” e tubimit të aktivistëve të VV-së- Nuk kanë pasur leje dhe nuk ka qenë e lajmëruar!

    FrontOnline
    13 Maj 2020

    Aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje, pasditen e së martës kanë dalë në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, për të bërë prova për protesta. Për këtë, ata nuk kanë kërkuar leje në Policinë e Kosovës.

    Këtë e ka konfirmuar Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj.“Nuk kanë pasur leje, nuk ka qenë e lajmëruar”, ka thënë Qalaj për Gazeta Express.

    Lajmërimin për protestën e kanë bërë të ditur vetë vetë aktivistët e VV’së në grupin ”meKryeministrin” në Facebook, grup ky i cili përkrah kryeministrin në detyrë, Albin Kurti dhe ka mbi 310 mijë përdorues.Ata të martën i kanë publikuar foto dhe video nga sheshi “Skënderbeu” në kryeqytet, ku kanë shkruar se po bëjnë prova për protesta.Protestat e përkrahësve VV’së janë paralajmëruar pas mandatimit të Avdullah Hotit për kryeministër, ndërkaq partia e Kurtit po pret që Gjykata Kushtetuese të dalë me një me një vendim rreth çështjes së mandatarit.

    Ndërkohë, sot është bërë kërkesë që Prokuroria e Shtetit t’i hetojë nismat për protesta që mund të rrezikojnë jetën e qytetarëve në kohën e pandemisë.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.