
Gjatë 24 orëve të kaluara, në Iran nga koronavirusi kanë vdekur 50 persona, njoftoi Ministria e Shëndetësisë.
Kështu, numri i përgjithshëm i të vdekurve nga Covid-19 në republikën islamike shkoi në 6,783, që e bën Iranin vendin më të prekur nga sëmundja e re në Lindjen e Mesme.
Përpos viktimave, është rritur edhe numri i të infektuarve, që ka shkuar në 112,725 persona. Prej tyre, gati 90 mijë tashmë janë shëruar dhe janë liruar nga spitalet.
Sidoqoftë, zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Kianoush Jahanpour, njoftoi se 2,735 pacientë me Covid-19 ndodhen në gjendje kritike, shkruan “The Guardian”