
Limaj kujton Nebih e Tahir Mehën në 39 vjetorin e rënies, thotë se i paraprinë luftës së UCK-së Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka kujtuar Nebih e Tahir Mehën në 39 vjetorin e rënies.Limaj thotë se sakrifica dhe rezistenca e tyre i ka paraprirë luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.Kreu i Nismës shkruan se liria të cilën sot e gëzojmë është arritur falë mundit dhe sakrificës të shumë brezave.
Postimi i plotë i Limajt:
Sot përkujtojmë dy nga veprimtarët e hershëm të çështjes kombëtare, Nebih e Tahir Mehën. Nebihi e Tahiri ranë heroikisht 39 vjet më parë në kullën e tyre pasi nuk pranuan t’i dorëzoheshin forcave policorë e ushtarake serbe. Sakrifica dhe rezistenca e tyre i ka paraprirë luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Liria të cilën sot e gë zojmë është arritur falë mundit e sakrificës të shumë brezave. Lavdi veprës së Nebihut. Lavdi të gjithë dë shmorëve të kombit!
https://www.facebook.com/FatmirLimajOfficialPage/posts/1505177169670935