×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Rusia regjistron mbi 10 mijë raste të reja të koronavirusit

    FrontOnline
    13 Maj 2020

    Zyrtarët shëndetësorë në Rusi njoftuan se gjatë 24 orëve të kaluara në këtë shtet janë shënuar 10,028 raste të reja të koronavirusit, duke e çuar në 242,271 numrin e përgjithshëm të të prekurve.

    Këtë javë, Kremlini vendosi për lehtësimin e masave kufizuese, pavarësisht rritjes së vazhdueshme të rasteve, që e ka vendosur Rusinë në vendin e dytë në nivel botëror, vetëm pas Shteteve të Bashkuara.

    Shumica e rasteve të reja u shënuan në Moskë. Si rrjedhojë e kësaj gjendjeje, kryetari i kryeqytetit rus, Sergei Sobyanin, ka marrë vendim që qyteti të qëndrojë në karantinë deri në fund të majit, shkruan “The Guardian”.

    Pavarësisht shumë rasteve të reja, shkalla e vdekshmërisë në Rusi është shumë më e ulët në krahasim me vendet e Evropës Perëndimore. Gjatë 24 orëve të kaluara u shënuan 96 raste fatale dhe shifra e përgjithshme e të vdekurve shkoi në 2,212.

    Sipas autoriteteve, deri më tani për koronavirus në Rusi janë testuar gati gjashtë milionë persona. Numrin e vogël të vdekjeve organet shtetërore e arsyetojnë me masat kufizuese dhe karantimin e personave të infektuar.

    Megjithatë, kritikët dyshojnë se numri i vërtetë i viktimave është më i lartë, sepse autoritetet po i regjistrojnë shumë vdekje të lidhura me virusin si të shkaktuara nga sëmundje të tjera.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.