
Gjermania ka zbritur nivelin e riprodhimit të koronavirusit nën shkallën 1.
Shkalla e riprodhimit të koronavirusit në Gjermani është ulur poshtë pragut kryesor 1, tha sot qendra e vendit për kontrollin e sëmundjeve, raporton Reuters.
I ashtuquajturi R0 kishte qenë mbi 1 për tre ditë rresht – një shenjë që sëmundja mund të ishte duke u zgjeruar sesa të shtyhej prapa.
“Rënia e infeksioneve të reja që kemi parë javët e kaluara është duke u rrafshuar dhe mund të arrijë një pllajë,” shkroi Instituti Robert Koch në përmbledhjen e tij të përditshme, transmeton lajmi.net.
Gjermania vazhdon të merret me disa shpërthime të shkallës më të madhe në fabrikat e përpunimit të mishit dhe shtëpitë e pensioneve pasi vendi lehtëson kufizimet për të luftuar pandeminë.
Të dhënat zyrtare ditore nga e marta treguan 798 infeksione të reja dhe 101 vdekje të lidhura me Covid-19 gjatë asaj periudhe 24-orëshe.