Një i vdekur dhe tre të lënduar është bilanci i një aksidenti që ka ndodhur sot në fshatin Gremnik të Klinës.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës Fadil Gashi.
“Sot rreth orës 14:30 ka ndodhur një aksident në fshatin Gremnik të Klinës. Në aksident kanë qenë të përfshira dy furgona dhe një traktor. Si pasojë e aksidentit ngasësi i traktorit ka ndërruar jetë. Vdekjen e ka konstatuar ekipi mjekësor. Një person që ishte me viktimën është i lënduar rëndë. I lënduari tjetër nga kombi është duke trajtuar në Spitalin Rajonal. Ngasësi i furgonit është dërguar për intervistë në stacionit policor”.


