×
  • Lajme
  • Lajme

    Tahiri paralajmëron masa rigoroze në Vushtrri: Mos u relaksoni, do të dënoheni

    FrontOnline
    12 Maj 2020

    Pesë persona nga komuna e Vushtrrisë janë konfirmuar me virusin COVID-19 mbrëmjen e së hënës. Kryetari i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, ka thënë se do të jetë më rigoroz në zbatimin e masave mbrojtëse, për të parandaluar përhapjen e virusit në ëktë komunë.

    Tahiri ka treguar se si ka ardhur deri te infektimi me virus i pesë personave nga komuna e Vushtrrisë.

    “Indikacionet e para janë se mund të jetë ndonjëri prej familjarëve që punon në Prishtinë i cili ka sjellur virusin në shtëpi, por edhe nuk është ende 100 për qind e konfirmuar nga IKSHPK, por megjithatë kjo është ajo më e mundshmja se si ka mundur të vijë virusi në fshatin Studime”, tha Tahiri.

    “Vajza e të infektuarit është punonjëse shëndetësore në Vushtrri, por që ka rezultuar negativ. Një familjar tjetër i ngushtë i personit të parë punon në Ministri të Drejtësisë dhe me gjasë nga atje ka ardhë virusi në komunën tonë dhe është shfaqur prapë. Unë nuk mund ta them me konfirmim 100 për qind sepse kjo është punë e IKSHPK’së, por nga informatat që kemi deri tani kjo është rruga se si kemi ardhë deri te infeksioni. Natyrisht se po gjurmojmë edhe kontakte tjera”, ka treguar Tahiri.

    Kreu i Vushtrrisë në lidhjen direkte për Gazetën Express tha se gjatë ditës së sotme do të testohen 31 persona të cilët dyshohet se kanë pasur kontakt me të prekurit e mbrëmshëm.

    “Mbrëmë janë konfirmuar pesë raste të reja, parmbrëmë kishim një rast të ri nga e njëjta familje, tash janë bërë 6 persona nga ajo familje me COVID-19. Kemi valën e dytë të infeksioneve, pasi kishim përmbyllur me sukses valën e parë ku kishim 24 të infektuar prej të cilëve 23 u shëruan dhe fatkeqësisht kishim një vdekje. Tani me gjasë kemi valën e dytë të infeksioneve, kemi gjurmuar të gjitha kontaktet, dje janë bërë 10 teste, sot do të bëhen 31 teste të reja”, theksoi Tahiri për Express.

    Tahiri tregoi se 16 punonjës shëndetësorë janë duke qëndruar në vetizolim për shkak të kontaktit që kishin pasur me njërin nga të prekurit me COVID-19.

    “Kemi 16 punonjës shëndetësorë në vetizolim të cilët kanë trajtuar pacientin e parë dhe sot do të testohen. Të gjithë punonjësit kanë qenë me masa mbrojtëse, nuk presim që të rezultojnë pozitivë”, tha Tahiri.

    Ai tha se po vërehet relaksim i tepërt i qyetarëve, e për këtë paralajmëroi edhe masa rigoroze, deri tek gjobat për ata që nuk respektojnë rekomandimet e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Institutit Kombetar të Shëndetësisë [ublike të Kosovës.

    “Po vërehet një relaksim i tepërt, për faktin se menduam se e mposhtëm virusin përfundimisht, ky relaksim nuk duhet të ndodhë. Duhet të jemi të vetëdijshëm se virusi është në mesin tonë dhe të gjithë mund të jemi bartës të tij edhe nëse nuk kemi shenja”, tha Tahiri.

    “Ne do të jemi rigorozë në zbatim të masave mbrojtëse, edhe te marketet, edhe te dyqanet, por edhe te qytetarët. Nuk do të lejojmë grumbullime të qytetarëve nëpër sheshe dhe parqe. E di që ramazan dhe në traditën tonë është të shkojmë dhe të bëjmë iftar tek njëri-tjetri, por duhet ta bëjmë edhe këtë sakrificë në mënyrë që të mos na kthehet virusi. Nëse ne relaksohemi dhe bëhemi të pavëmendshëm virusi do të na kthehet”, ka thënë Tahiri për Express.

    “Nuk mund të lejojmë të kthehemi në gjendjen që kemi qenë, që qyteti të izolohet prapë vetëm pse disa persona pritojnë të mbajnë maskën dhe mjetet tjera mbrojtëse, kjo është e patolerueshme dhe do të jemi mjaft rigorozë, do të shqiptojmë gjoba ndaj te gjithë atyre që janë të pavëmendhsëm dhe nuk respektojnë masat mbrojtëse”, theksoi kryetari i Vushtrrisë.

    Nga Rubrika
    Kronika04 Mars 2026
    Dy persona janë rrahur mes vete, si pasojë e një mosmarrëveshjeje në komunikacion në Fushë Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, rasti ka...
    Lajme04 Mars 2026
    Analisti politik, Arton Demhasaj në një prononcim për “Front Online” ka folur lidhur me zhvillimet e fundit rreth çështjes së zgjedhjes së...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i Kosovës, Xhavit Haliti, ka komentuar rreth çështjes së zgjedhjes së presidentit të Kosovës, duke theksuar se koalicioni politik me Lëvizjen...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Ish-anëtari i Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Blerim Burjani, për FrontOnline ka komentuar mundësinë e organizimit të zgjedhjeve të reja në vend, duke...
    Kronika04 Mars 2026
    Një rast i vjedhjes së rëndë është raportuar mbrëmjen e së martës në Gjakovë. Në raportin 24-orësh të policisë, bëhet e ditur...
    Kronika04 Mars 2026
    Një person ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku po trajtohej pas vetaksidentit që kishte pësuar në autostradën “Ibrahim...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Garda Revolucionare e Iranit tha të mërkurën se kontrollon Ngushticën e Hormuzit, një rrugë jetësore transporti për naftë dhe gaz, dhe çdo...
    Lajme04 Mars 2026
    Ish-kryetari i Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Mazllum Baraliu, ka folur për FrontOnline për një shkuarje eventuale të vendit në zgjedhje të reja,...
    Kronika04 Mars 2026
    Një 10 vjeçar me origjinë shqiptare ka vdekur para disa ditësh në Itali. Ngjarja tragjike ndodhi para disa ditësh në Foggia, raportojnë...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.