×
  • Lajme
  • Lajme

    Prestreshi: Vendimi për rastin “nafta” është përfundimtar, komentimet mund të cilësohen si ndërhyrje

    FrontOnline
    11 Maj 2020

    Kryetari i Autoritetit Kosovar të Konkurrencës, Valon Prestreshi, ka thënë se vendimi i fundit i AKK-së për rastin, siç e ka quajtur ai, “nafta”, është përfundimtar.Përmes një postimi në Facebook, ai ka kërkuar që të gjithë të përmbahen nga opinionet publike të pamatura dhe t’ju binden vendimeve të një institucioni të pavarur të Kuvendit.Prestreshi tutje ka shtuar se interferimet dhe komentimet e të tjerëve rreth vendimit të AKK-së mund të cilësohen si ndërhyrje dhe presion ndaj institucioneve të pavarura.

    Ditë më parë, AKK-ja ka gjobitur 14 kompani të naftës më 4 milionë euro për kurdisje të çmimeve.“Meqë ndërmarrjet kanë paralajmëruar padi në konflikt administrative pranë gjykatave kompetente, rasti do të bëhet me interesant dhe më i ndishëm. Andaj interferimet dhe komentimet e të tjerëve rreth vendimit të AKK-së mund të cilësohen si ndërhyrje dhe presion ndaj institucioneve gjyqësore dhe atyre të pavarura”, ka shkruar ai.Sipas tij, në Kosovë për herë të parë, me seriozitetin më të lartë do të trajtohet një rast i konkurrencës të nivelit të Komisionit Evropian, pranë gjykatave vendore.

    “Këtë vendim Autoriteti Kosovar i Konkurrencës do ta mbrojë me profesionalizimin më të lartë pranë gjykatës në bashkëpunim edhe me projektin e financiar nga BE-ja. Është rast i madh por edhe i rëndësishëm në ngritjen dhe avancimin e subjektivitetit të shtetit tonë karshi Komisionit Evropian. Autoriteti Kosovar i Konkurrencës, gradualisht është duke u rreshtuar me nivelin e Bundeskartellamt te Gjermanisë, AZTN-së së Kroacisë dhe Autoritetit Federal të Konkurrencës së Austrisë dhe të tjerë”, ka shkruar Presrteshi..

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka shënuar fitore 3-0 ndaj Atletico Madrid në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, por kjo nuk ka mjaftuar për të...
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka pezulluar përkohësisht nga puna Gresa Latifin, e cila ka shërbyer si inspektore hetuese në Divizionin e Marrëveshjeve...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton se të mërkurën, më 4 mars 2026, në kuadër të punimeve në projektin e zgjerimit të...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbi vendin tonë mot sot pritet të jetë i vranët, me intervale dielli. Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do...
    Lajme04 Mars 2026
    Në kohën kur institucionet e vendit tashmë janë të konstituuara dhe qeveria në funksion, mundësia për shkuarje sërish në zgjedhje po konsiderohet...
    Lajme03 Mars 2026
    Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nasuf Bejta, ka deklaruar se aktualisht nuk ekziston “matematikë” që do ta mundësonte zgjedhjen e Vjosa Osmani për...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se kanë vrarë komandantin e Forcës Quds të Iranit në Liban, Daoud Ali Zadeh, në...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.