
9 maji – Dita e Evropës, Kosovën edhe këtë vit e gjenë jashtë BE-së dhe pa liberalizim të vizave.
Ani pse se liberalizimi u premtua me muaj e me vjet nga liderë e parti politike, kjo nuk ka ndodhur ende.
Bashkimi Evropian për t’i liberalizuar vizat për Kosovën ka vendosur disa kritere, të cilat po konsiderohen si të plotësuara, por dritën jeshile pritet ta jep Këshilli i Ministrave.
Lidhur me këtë në një intervistë për portalin Front Online, ka folur drejtori i organizatës ÇOHU, Arton Demhasaj.
LEXO EDHE: Në Kosovë s’po luftohet korrupsioni i profilit të lartë, izolimi i padrejtë
Ai tha se faji për mosliberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës është i dyanshëm si nga institucionet e Republikës së Kosovës, por edhe nga Bashkimi Evropian.
Shumë institucione gjatë kohës sa Kosova po përballet me pandeminë e Coronavirusit kanë dhënë tenderë duke blerë mallra të ndryshme me çmime më të larta se sa shiten në treg.
Për një rast të tillë, i cili ka të bëjë me shpenzimet në ministrinë e Shëndetësisë, Front Online ka raportuar ditë më parë.
E lidhur me këtë, Demhasaj tha se nëse ka dyshime për gjëra të tilla, prokuroria duhet që t’i fillon hetimet, pasi që siç tha ai, 40 % e taksave të qytetarëve shpenzohen përmes procesit të tenderimit.
LEXO EDHE: Liberalizimi i vizave për Kosovën, i ndërlidhur edhe me idenë për korrigjimin e kufinjëve
“Gjithmonë kur ka dyshime në secilin proces të tenderimit publik aty mund të ketë afër të mundshme korruptive siç është fryrje e çmimeve apo gjëra të tilla, automatikisht Prokuroria duhet me ndërhy me i marr materialet me hulumtuar dhe nëse shihet që ka elemente të veprave penale duhet të shkruan aktakuzë dhe të fillojë proceset gjyqësore pasi që paraja e taksapaguesve të Kosovës shpenzohet përmes procesit të tenderimit, vlera është diku rreth 40 %. Këtu është risku më i madhe i shpërfaqjes se korrupsionit”, tha Demhasaj për Front Online.
LEXO EDHE: Demhasaj: Kosova mos të “bie në gjumë”, ta luftojë korrupsionin
Sipas tij, fusha e prokurimit duhet të jetë fokus i prokurorive që rastet e tilla që kanë të bëjnë me tenderët t’i hetojnë, ngase siç tha ai aty mund të ketë afera korruptive./Front Online