Gjatë 24 orëve të kaluara, në Spanjë nga koronavirusi kanë vdekur 123 persona. Kjo është shifra më e ulët ditore e viktimave në shtatë javët e fundit.
Pas rasteve të reja, numri i përgjithshëm i të vdekurve nga sëmundja Covid-19 në Spanjë shkoi në 26,744, shkruan “Reuters”.
Përpos viktimave, gjatë kësaj periudhe u shënuan edhe mbi tre mijë raste të reja të infektimeve dhe shifra e përgjithshme e të prekurve shkoi në 227,436 persona.
Spanja e ka numrin më të madh të të infektuarve në Evropë dhe njërën ndër shifrat më të larta të viktimave të koronavirusit në botë.
Sidoqoftë, shifra e të prekurve dhe të vdekurve ka shënuar rënie të konsiderueshme në javët e fundit. Kjo e ka shtyrë qeverinë që t’i largojë disa nga masat kufizuese.