
Forcat detare iraniane përmes një deklarate njoftuan se 19 pjesëtarë të saj janë vrarë dhe 15 të tjerë janë plagosur gjatë një incidenti në ushtrimet ujore të së dielës.
Raportohet se anija u godit gabimisht nga forcat iraniane. Incidenti ndodhi në ujërat e portit Jask, në Gjirin e Omanit. Autoritetet janë duke e hetuar incidentin.
Në raportimet fillestare thuhet se anija është fundosur nga një raketë e hedhur nga një anije e tipit “Jamaran”. Besohet se në anijen e goditur ndodhesin rreth 40 anëtarë të personelit.
Anijet e tipit “Jamaran” mund t’i bartin deri në 120 persona dhe gjithashtu janë të pajisura me raketa tokë-ajër. Forcat detare të iranit rregullisht kryejnë ushtrime ushtarake në Gjirin e Omanit, shkruan “The Jerusalem Post”.