×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Chomsky: Trump-i është fajtor për vdekjen e mijëra amerikanëve

    FrontOnline
    11 Maj 2020

    Profesori Noam Chomsky ka thënë se presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, është fajtor për vdekjen e mijëra amerikanëve, sepse është duke e shfrytëzuar pandeminë e koronavirusit për përmirësimin e pozitës së tij në zgjedhjet e ardhshme presidenciale.

    Në një intervistë për gazetën “The Guardian”, intelektuali radikal tha se presidenti amerikan po ua ngul thikën pas shpinës amerikanëve të shtresës së mesme duke pretenduar se është shpëtimtar i vendit gjatë krizës më të rëndë shëndetësore në shekullin e fundit.

    Ai tha se Trump-i, i cili do të marrë pjesë në zgjedhjet presidenciale të këtij viti, i ka zvogëluar mjetet qeveritare për sistemin e kujdesit shëndetësor dhe kërkimet shkencore për sëmundjet ngjitëse për përfitimin e korporatave të pasura, transmeton Gazeta Express.

    Chomsky tha se presidenti Trump i ka braktisur detyrat e tij duke i detyruar guvernatorët e shteteve që të marrin përgjegjësi në luftën kundër virusit. “Kjo është një strategji e mrekullueshme për vrasjen e njerëzve dhe për përmirësimin e politikës së vet zgjedhore”, shtoi ai.

    I pyetur nëse e sheh Trump-in fajtor për vdekjen e amerikanëve, ai tha: “Po, por është shumë më keq se kaq, sepse e njëjta vlen edhe në nivel ndërkombëtar”, duke iu referuar vendimit të Shtëpisë së Bardhë për ngrirjen e fondeve për Organizatën Botërore të Shëndetësisë. Ai tha se ky vendim do të shkaktojë vdekje në Jemen dhe në mbarë Afrikën.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.