
Sekretarja e Partisë Socialdemokrate, Teutë Rrusta, ka reaguar pasi anëtarja e Vetëvendosjes, Donikë Gashi, ofendoi gratë kosovare.
Në reagimin nga Teutë Rrusta, thuhet se “shumë persona sikur Donikë Gashi, janë rekrutuar qëllimshem në VV, sepse pjesa më e rëndësishme e populizmit të Kurtit është ajo e politikave identitare.Tutje, sekretarja e PSD-së thotë se: ndërthurja e fesë me traditën siç e bëri Donika Gashi, është vizion erdoganist për gruan.
Reagimi i plotë nga Teutë Rrusta:
Kjo, dhe shume si kjo, jane rekrutuar qellimisht dhe bujshem ne VV sepse pjesa me e rendesishme e populizmit te Kurtit eshte ajo e politikave identitare.Ajo po na e tregon vendin: grate te shpia po thote Donika Gashi. Nderthurja e fese dhe tradites, ose vizioni erdoganist per gruan. Brenda kuadrit patriarkal ishte deklaruar edhe Kurti ne fushaten 2017, kur fliste per doren e nenes – perkujdesit.
Oportunizmi elektoral eshte nder karakteristikat e populizmit. Identifikimi pa angazhim, pra pa marredhenie politike, eshte status quo. Stabilizimi i “vendeve”, ky eshte problemi. Keshtu, s’mund te kete emancipim!Kur nuk ka distancim nga partia, nuk kemi si e lexojme ndryshe pervec se si me siper.
https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=10221572010224990&id=1094718880