
Pas fyerjeve ndaj grave që ua bëri anëtarja e Lëvizjes Vetëvendosje, Donika Gashi, ka ardhur reagimi nga zëdhënësja e Partisë Socialdemokrate, Natyra Kuçi.Në një shkrim të saj, Kuçi ua ka kujtuar Lëvizjes Vetëvendosje, kohën kur anëtarsimin e Donika Gashit e shihnin si vlerë e shtuar për partinë, teksa sot heshtin, duke mos u distancuar nga gjuha e saj.
Natyra Kuçi thotë se arsyeja pse nuk reagon LVV është fakti se interes i vetëm i kësaj partie është bërë mbledhja e votave e jo mbajtja e parimeve.
Shkrimi i plotë nga Natyra Kuçi:
Një vakt e një kohë anëtarësimi i Donika Gashit në Vetëvendosje u pa si vlerë e shtuar e vlerësim për VV-në. Donika, përbrenda një partie të majtë që supozohet që lobon për barazi gjinore dhe përmbysje të rendit të paradigmave gjinor, po thotë që me fëmijë le të mirren gratë qenkan shfrenuar duke jetuar normal kur dy prindërit marrin përgjegjësi për fëmijën.A është kjo vlera e shtuar e VV-së? Dikush që publikisht deklarohet se e neverisin dy prindërit e përgjegjshëm dhe dëshiron të kthej patriarkatin në funksion? Një lëvizje që synon emancipim do të dënonte këtë gjuhë dhe do të distancohej. Por, jo kjo Lëvizje e shndërruar në parti që fokus ka vetëm mbledhjen e votave, pavarësisht parimeve.
https://www.facebook.com/NatyraKuqi/posts/10220187363266600