×
  • Lajme
  • Lajme

    Ish-Kryeadministori shkruan libër për Kosovën, tregon për raportet me ish-Presidentin Sejdiu

    FrontOnline
    10 Maj 2020

    Kur në shtatorin e vitit 2008, gjermani Joachim Reucket, mori pozitën e Kryeadministrarit në Kosovë, deklaratën e parë që pati dhënë është se s’ka ndarje të shtetit kosovar. Të njëjtin qëndrim e kishte shprehur kur kishte përfunduar mandatin pas shpalljes së pavarësisë.

    Tri vite më vonë, gjermani ka publikuar një libër të kujtimeve, ku shkruan edhe për personalitetet në Kosovë.

    Në librin “Standards and status”, Reucker, shkruan se liderët e Kosovës pavarësisht dallimeve që kishin në dialogun me Serbinë ishin të unifikuar.

    “Në fakt, përgjatë gjithë pregatitjeve, marrëdhëniet në mes liderëve shqiptarë ishin të mbushura me tensione. Megjithatë, tensionet eventualisht do të përmbaheshin dhe ata do të flisnin me të njëjtën gjuhë kur ballafaqoheshin me Beogradin”, shkruan ai në faqen 48.

    Aty, i përshkruan edhe raportet me Ish-Presidentin Fatmir Sejdiun, i cili kishte marrë pozitën e Shefit të Shtetit pasi kishte vdekur Ibrahim Rugova.

    “Shkurt pas fillimit të përgatitjeve, në janar të vitit 2006 Rugova vdiq dhe me një tranzicion të lehtë Fatmir Sejdiu do të bëhej President I Kosovës. Një profesor i Juridikut në Universitetin e Prishtinës, Sejdiu do të vazhdonte të mbante pozitën përgjatë mandatit tim në Kosovë. Pozicioni i tij si kryetari I ri I LDK-së, duke përcjellë Rugovën do të “ngrihej”, në sensin që “nuk do të ushtrohej” pasiqë Korniza Kushtetuese kërkonte që Presidenti mos të ushtronte një pozicion të tillë”, ka shkruar Reucker.

    Sipas tij, Fatmir Sejdiu ishte e kundërta e politikanit klishe të Ballkanit.

    “Nuk ishte e vështirë të zhvilloja një marrëdhënie solide profesionale dhe personale me Presidentin Sejdiu. Ai është një person shumë i pëlqyeshëm, modest, me këmbë në tokë, më një të folur të butë, me një intëlekt të mprehtë dhe një sens të mirë të humorit. Me fjalë tjera, ai është e kundërta e politikanit klishe të Ballkanit. Pa vonuar shumë, ne e kuptuam njëri tjetrin, gjithashtu në rolet tona të ndryshme”, ka shtuar ai.
    Fatmir Sejdiu ishte President i Parë i Kosovës pas pavarësisë. Shef i shtetit ishte bërë pas vdekjes së Ibrahim Rugovës. Kishte mbajtur pozitat më të larta në LDK përfshirë edhe pozitën e Kryetrarit dhe Sekretarit të Përgjithshëm. Ishte angazhuar

    Fatmir Sejdiu ishte President i Parë i Kosovës pas pavarësisë. Shef i shtetit ishte bërë pas vdekjes së Ibrahim Rugovës. Kishte mbajtur pozitat më të larta në LDK përfshirë edhe pozitën e Kryetrarit dhe Sekretarit të Përgjithshëm. Ishte angazhuar

    Reucker ishte Përfaqësues Special i Sekretarit të Kombeve të Bashkuara pozitë kjo e përcaktuar në Rezolutën 12/44 me të cilën ishte dhënë fund luftës në Kosovë, e cila kishte kaluar në administrim ndërkombëtar.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka shënuar fitore 3-0 ndaj Atletico Madrid në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, por kjo nuk ka mjaftuar për të...
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka pezulluar përkohësisht nga puna Gresa Latifin, e cila ka shërbyer si inspektore hetuese në Divizionin e Marrëveshjeve...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton se të mërkurën, më 4 mars 2026, në kuadër të punimeve në projektin e zgjerimit të...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbi vendin tonë mot sot pritet të jetë i vranët, me intervale dielli. Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do...
    Lajme04 Mars 2026
    Në kohën kur institucionet e vendit tashmë janë të konstituuara dhe qeveria në funksion, mundësia për shkuarje sërish në zgjedhje po konsiderohet...
    Lajme03 Mars 2026
    Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nasuf Bejta, ka deklaruar se aktualisht nuk ekziston “matematikë” që do ta mundësonte zgjedhjen e Vjosa Osmani për...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se kanë vrarë komandantin e Forcës Quds të Iranit në Liban, Daoud Ali Zadeh, në...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.