×
  • Auto
  • Auto

    Facebook dhe Google shtyjnë afatin e punës nga shtëpitë

    FrontOnline
    08 Maj 2020

    Gjigantët e teknologjisë, Facebook dhe Google kanë thënë se do të lejojnë punëtorët e tyre të vazhdojnë punën nga shtëpitë deri në fund të vitit.

    Ata kanë njoftuar për këtë vendim, teksa kanë prezantuar planet për të rihapur zyrat, ndonëse do të lejojnë më shumë fleksibilitet të punës nga shtëpitë.

    Google fillimisht pati thënë se do të zbatojë politikën e punës nga shtëpitë deri më 1 qershor, mirëpo tani e ka shtyrë atë edhe për 7 muaj tjerë.

    Facebook në anën tjetër pati thënë se do të rihapte zyrat më 6 korrik, teksa masat e izolimit të lehtësohen gradualisht.

    Shefi ekzekutiv i kompanisë Google, Sundar Pichai, ka thënë se punëtorët që kanë nevojë të kthehen në zyrë, do të mund ta bëjnë këtë gjë nga muaji korrik, me masa të shtuara mbrojtëse.

    Mirëpo shumica e punëtorëve që mund të kryejnë punën nga shtëpitë, do të mund ta bëjnë këtë gjë deri në fund të vitit, ka shtuar ai.

    Ndërkohë Facebook ka thënë se është ende duke vlerësuar se cilëve punëtorë do t’iu kërkohet kthimi në ambiente të punës.

    Ky rrjet social ka qenë një nga kompanitë e para teknologjike që u ka kërkuar punëtorëve të vet që të punojnë nga shtëpitë.

    Facebook u ka dhënë punëtorëve që ka 1,000 dollarë shtesë për të punuar nga shtëpitë si dhe për të mbuluar shpenzimet e kujdesit ndaj fëmijëve.

    Trendi i punës nga shtëpitë, duket se iu përshtatet shumë kompanive në botë, derisa të realizojnë planet e ridizajnimit të hapësirave të punës, ashtu që të zbatohet udhëzimi për distancim fizik/REL.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.