×
  • Lajme
  • Front TV
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    14 kompani dënohen me mbi 4 milionë euro, e kurdisën çmimin e naftës

    FrontOnline
    08 Maj 2020

    Autoriteti Kosovar i Konkurrencës (AKK) ka marrë sot vendimin përfundimtar ndaj kompanive të derivateve të cilat kanë manipuluar me çmimet e naftës, duke shqiptuar masa ndëshkuese për to, raporton Front Online.

    Drejtori i AKK-së, Valon Prestreshi, ka bërë të ditur se janë gjithsej 14 kompani që kanë qenë nën hetim qysh nga viti 2019.

    Prestreshi deklaroi se kanë marrë vendim që për shkak të shkeljes së dispozitave të konkurrencës në treg, 14 kompani të gjobitën prej mbi 4 milionë euro.

    “Komisioni i Autoritetit ka vendosur të shqiptoj gjobë prej 4 milionë e 400 mijë për 14 kompanive nën hetim”, ka thënë Prestreshi, duke shtuar se kompanitë mund të bëjnë pagesën e gjobës përmes këstit që këto të hyra hynë në buxhetin e shtetit të Kosovës.

    Ai tha se hetimi ndaj tyre është zhvilluar në disa faza.

    “Hetimi ka nisur në fillim të vitit 2019. Atë kohë dominonte dyshimi se çmimi i derivateve kishte mbetur i njëjtë. Hetimi është zhvilluar ne disa faza. U kemi dhënë afat kohor prej 30 ditësh kompanive që të ushtrojnë edhe padi”, ka deklaruar sot Prestreshi në një konferencë për media.

    Ai po ashtu tha se janë gjithsej vetëm dy kompani për të cilat është marrë vendim lirues ndaj tyre.

    “Komisioni ka marrë dy vendime livruese. Meqë gjatë shqyrtimit të fakteve nuk janë rrezikuar se nuk ka argumente për ta vazhduar procedurën hetimore pasi kanë importuar dhe shitur derivate vetëm me shumicë”, tha Prestreshi, raporton Front Online.

    Ai pohoi se pas 30 ditësh vendimi i sotëm hyn në fuqi.

    “Kemi filluar gjatë procedurës ta bëjmë vlerësimin e dëmit të shkaktuar nga kjo marrëveshje. Mirëpo ky rast është për Gjykatat”, tha drejtori i AKK-së.

    Ai konsideroi që në bazë të ligjeve në fuqi, edhe nëse Gjykatat marrin vendim në favor të këtyre kompanive, do të aplikohen kamata ndëshkuese. /FrontOnline/

    https://www.facebook.com/100224887998265/videos/284225339432548/

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Me 7 vota për, asnjë kundër dhe 2 abstenime, Komisioni për Buxhet në Kuvendi i Kosovës ka miratuar ndarjen e 4 milionë e 480...
    Lajme04 Mars 2026
    Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, priti në takim përfaqësues të Policisë së Kosovës, me ç’rast ka deklaruar “krenar me Policinë...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministri për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti mund të propozohet nga Lëvizja Vetëvenedosje për President. Gazeta Express merr...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, priti në takim përfaqësues të Policisë së Kosovës, me ç’rast ka deklaruar “krenar me Policinë...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Zëvendësimi i Udhëheqësit Suprem të vrarë të Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, me djalin e tij të dytë, Mojtaba Khamenei, do të thoshte...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Një avion luftarak F-35 izraelit rrëzoi një avion luftarak iranian YAK-130 mbi Teheran, sipas ushtrisë izraelite, duke shënuar herën e parë që...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Eksperti Koen Herlaar pohoi se në 16 vite përvojë pune si pjesë e Institutit Kriminalistik të Holandës i ka kryer 24 akt-ekpertiza...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Pentagoni ka publikuar emrat e katër ushtarëve rezervë të Ushtrisë Amerikane të vrarë në luftën kundër Iranit. Ata ishin midis gjashtë anëtarëve...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Irani është afër zgjedhjes së Udhëheqësit të ri Suprem, thotë zyrtari Irani është afër zgjedhjes së një Udhëheqësi të ri Suprem për...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.