
Liderët në mbarë botën po shënojnë 75 vjetorin e Ditës së Fitores së Europës, derisa kontinenti ka mbetur në bllokadë për shkak të koronavirusit.
Një heshtje dy minutëshe do të mbahet në Mbretërinë e Bashkuar, e më pas do të ketë një fjalim nga Mbretëresha.
Ceremoni nën bllokim po mbahen gjithashtu edhe nga drejtuesit e Francës dhe Gjermanisë, Emmanuel Macron dhe Angela Merkel.
Ngjarje të tjera po mbahen gjithashtu, por tubimet e mëdha publike mbeten të ndaluara.
Më 8 maj 1945 Britania dhe aleatët e saj pranuan zyrtarisht dorëzimin e pakushtëzuar të Gjermanisë naziste pas pothuajse gjashtë vjetëve luftë.