×
  • Lifestyle
  • Lifestyle

    Ushqimet e duhura për jetëgjatësinë/ Sa dhe si duhet t’i konsumoni

    FrontOnline
    08 Maj 2020

    Ekspertët më në zë të ushqyerjes së shëndetshme janë të mendimit se jetëgjatësia nuk varet nga sasia e kalorive, vitaminave apo e proteinave. Ushqyerja e shëndetshme nuk është një praktikë strikte me rregulla që nuk shkelen dhe sasi të sakta e të pagabueshme ushqyesish.

    95 % e ushqimit duhet të vijë nga bimët
    Perimet, zarzavatet, drithërat dhe bishtajoret nuk duhet të mungojnë në regjimin tuaj ushqimor. Hani më shumë produkte të stinës dhe një pjesë të tyre bëjini turshi. Barishtet janë ushqimet më të mira të jetëgjatësisë. Njerëzit që konsumojnë një racion me barishte në ditë kanë më pak gjasa të sëmuren rëndë në vitet e ardhshme se sa ata që nuk konsumojnë barishte.

    Mishi, jo më shumë se 2 herë në javë
    Përpiquni të konsumoni të paktën 5 racione të vogla mishi në muaj. Zgjidhni mish pule, qingji ose derri nga ferma të mira organike, të ushqyera në natyrë.

    Konsumoni peshk një herë në javë
    Njerëzit që konsumojnë barishte dhe ushqime bimore duke përfshirë një sasi të vogël peshku në ditë, jetojnë më gjatë. Sardelet dhe merluci janë zgjedhje shumë e mirë, sepse nuk janë të ekspozuara ndaj merkurit apo metaleve të tjera të rënda.

    Të paktën 3 vezë në javë
    Hani vezët në mëngjes dhe shoqërojini me fruta ose ushqime me bazë bimore apo drithëra.

    Gjysëm racioni me fasule mund ta konsumoni çdo ditë
    Fasulet përbëhen nga 21 përqind proteinë, 77 përqind karbohidrate komplekse dhe pak yndyrë. Ato janë një burim i shkëlqyer fibre. Për më tepër, një gram fasule përmban më shumë ushqyes se çdo ushqim tjetër në tokë.

    Zgjidhni drithëra të plota
    Gruri, thekra, elbi ofrojnë një spektër të gjërë ushqyesish dhe fibre. Por bëni kujdes pasi shpesh buka bëhet me brumë të ardhur që shpërbën niseshten apo glutenin dhe krijojnë një acid që ul nivelin glicemik tek buka.

    Konsumoni më pak sheqer
    Përpiquni të mos konsumoni më shumë se 4 lugë çaji me sheqer në ditë. Hani ëmbëlsira pak herë në javë dhe shmangni ushqimet e përpunuara me ëmbëlsues shtesë.

    2 grushta me arrorë në ditë
    Një studim i Harvardit thotë se ata që hanë arra ose arrorë jetojnë më gjatë dhe kanë 20 përqind më pak gjasa të sëmuren se ata që nuk hanë arrorë. Arrorët ulin edhe kolesterolin e keq me deri 20 përqind.

    Pini më shumë ujë
    7-8 gota me ujë në ditë ju hidratojnë dhe ulin rrezikun e mpiksjes së gjakut. Nëse pini ujë, keni më pak etje ndaj pijeve të ëmbla apo të gazuara.

    Alkoli? Më mirë verë të kuqe
    Vera e ndihmon organizmin të përthithë antioksidantët nga ushqimet me bazë bimore. Vera e kuqe në fund të ditës së punës ul stresin dhe i bën mirë shëndetit.

    Pini çaj jeshil
    Çaji jeshil ul rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe disa tumoreve. Mund të përzieni çajra të rozmarinës, sherebelës dhe lulerradhiqes. Ose të konsumoni çaj mali. Të gjitha këto çajra luftojnë inflamacionin.

    Po kafeja?
    Studimet shpjegojnë se pirja e kafesë, por në sasi të kufizuara ul rrezikun e sklerozës dhe Parkinsonit.

    Kombinimet perfekte të proteinës
    Kombinoni bishtajoret, drithërat, arrorët dhe perimet për të marrë 9 amino acidet esenciale që trupi nuk i prodhon dot. Për shembull ju mund të konsumoni një racion e gjysëm me speca të kuq me 3 racione lulelakër të gatuar e kështu me rradhë./AgroWeb

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.