×
  • Lajme
  • Lajme

    Lajm i mirë: 28 të shëruar dhe një rast me Covid-19 në Kosovë

    FrontOnline
    07 Maj 2020

    Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar se është konfirmuar vetëm një rast me coronavirus, ndërsa janë shëruar edhe 28 persona të prekur nga Covid-19, shkruan Front Online.

    “Sot më 07 maj 2020, janë shëruar 28 pacientë, bazuar në rekomandimet e OBSH-së ku dy mostra rezultojnë negative me së paku një ditë distancë kohore. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 561 raste”, njofton IKSHPK.

    Laboratori i Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK sot ka testuar 194 mostra, prej të cilave 1 ka rezultuar pozitive.

    “Rasti pozitiv është rast kontakti nga: komuna e Kamenicës 1 rast (sipas vendbanimit: 1 rast Poliçkë)”, ka njoftuar IKSHPK.

    Njoftimi i plotë:

    NJËZET E TETË TË SHËRUAR DHE NJË RAST ME COVID-19!

    Sot më 07 maj 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 194 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren.

    Me SARS-CoV-2, është diagnostikuar 1 rast.

    Rasti pozitiv është rast kontakti nga: komuna e Kamenicës 1 rast (sipas vendbanimit: 1 rast Poliçkë).

    Sot më 07 maj 2020, janë shëruar 28 pacientë, bazuar në rekomandimet e OBSH-së ku dy mostra rezultojnë negative me së paku një ditë distancë kohore. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 561 raste.

    Më datë 07 maj 2020, nga Klinika Infektive është raportuar edhe një rast i vdekjes, e gjinisë femër me moshë 63 vjeç nga Plavë-Dragash, e konfirmuar me COVID-19 me datë 24.04.2020. Pacientja është transferuar në Klinikën Infektive nga Spitali i përgjithshëm i Prizrenit në gjendje të rënduar me 26 prill 2020 me Inflitrim pulmonar bilateral dhe sëmundje shoqëruese: Insuficiencë renale terminale, Hemodializë të rregullt, Diabetes melitus.

    Nga data 08 shkurt deri më 07 maj 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 9.279 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive rezultojnë gjithsej 861 raste, me 27 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

    Në IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke i obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome.

    Në nivel global, nga data 31 dhjetor 2019 deri më 07 maj 2020 sipas Worldometers, janë raportuar gjithsej 3.874.350 raste të COVID-19 dhe 267.921 raste të vdekjes.

    QYTETARË TË NDERUAR!
    JU LUTEMI TË RESPEKTONI MASAT E SHPALLURA TË PARANDALIMIT NGA INSTITUTI KOMBËTAR DHE MINISTRIA E SHËNDETËSISË!
    RUAJENI SHËNDETIN TUAJ!PAKUJDESIA KUSHTON ME JETË!

    AKOMA NUK KA KALUAR RREZIKU, ANDAJ

    QËNDRONI NË SHTËPI, KJO UA SHPËTON JETËN!
    MBANI DISTANCË FIZIKE PËR SË PAKU 2 METRA!
    NA NDIHMONI PAK QË TË JU NDIHMOJMË SHUMË!

    Ju faleminderit për mirëkuptim!

    Nga Rubrika
    Kronika04 Mars 2026
    Dy persona janë rrahur mes vete, si pasojë e një mosmarrëveshjeje në komunikacion në Fushë Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, rasti ka...
    Lajme04 Mars 2026
    Analisti politik, Arton Demhasaj në një prononcim për “Front Online” ka folur lidhur me zhvillimet e fundit rreth çështjes së zgjedhjes së...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i Kosovës, Xhavit Haliti, ka komentuar rreth çështjes së zgjedhjes së presidentit të Kosovës, duke theksuar se koalicioni politik me Lëvizjen...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Ish-anëtari i Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Blerim Burjani, për FrontOnline ka komentuar mundësinë e organizimit të zgjedhjeve të reja në vend, duke...
    Kronika04 Mars 2026
    Një rast i vjedhjes së rëndë është raportuar mbrëmjen e së martës në Gjakovë. Në raportin 24-orësh të policisë, bëhet e ditur...
    Kronika04 Mars 2026
    Një person ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku po trajtohej pas vetaksidentit që kishte pësuar në autostradën “Ibrahim...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Garda Revolucionare e Iranit tha të mërkurën se kontrollon Ngushticën e Hormuzit, një rrugë jetësore transporti për naftë dhe gaz, dhe çdo...
    Lajme04 Mars 2026
    Ish-kryetari i Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Mazllum Baraliu, ka folur për FrontOnline për një shkuarje eventuale të vendit në zgjedhje të reja,...
    Kronika04 Mars 2026
    Një 10 vjeçar me origjinë shqiptare ka vdekur para disa ditësh në Itali. Ngjarja tragjike ndodhi para disa ditësh në Foggia, raportojnë...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.