×
  • Lajme
  • Lajme

    Infektologu Krasniqi: Një pacient i prekur me Covid-19 në gjendje shumë të rëndë

    FrontOnline
    07 Maj 2020

    Një person i cili është duke u trajtuar nga Coronavirusi në Klinikën Infektive në QKUK, është në gjendje të rëndë. Se gjendja e tij nuk po ka përmirësime e ka konfirmuar për “Front Online”, edhe infektologu Valbon Krasniqi.

    Ai ka theksuar që i prekuri me virus është duke marrë trajtim në Repartin Intensiv në Infektivë.

    “Për momentin e kemi edhe një pacient në gjendje shumë të rëndë, i cili është në Repartin Intensiv të Klinikës sonë duke marrë trajtim sipas nevojës. Gjendja e tij vazhdon të mbetet shumë e rëndë dhe në bashkëpunim me anesteziologun është nën përkujdesje intensive 24-orëshe”, ka thënë Krasniqi për “Front Online”.

    E në këtë Klinikë janë duke u trajtuar gjithsej 12 pacientë me Covid-19.

    “Sot në Klinikë ne i kemi 12 pacientë me Covid-19 të prekur, pra numri është i përgjithshëm i atyre që janë duke u trajtuar dhe që do të mbesin në Klinik”, ka konfirmuar ai.

    Për sa i përket rënies së numrit të rasteve aktive me këtë virus në Kosovë, Krasniqi ka thënë që është një indikatorë që është duke u mposhtur Coronavirusi.

    “Ky është një prej indikatorëve që ne jemi duke shkuar drejt fundit të kësaj pandemie. Megjithatë duhet të tërheqim vërejtjen që ne ende jemi në pandemi dhe ende kemi prezent virusin në Kosovë”, ka thënë tutje ai.

    Megjithatë sipas tij duhet pasur kujdes pasi që janë ende qindra raste aktive dhe mijëra raste kontakti që janë duke u trajtuar.

    “Tani disa qindra raste aktive me Covid pozitiv dhe janë edhe disa mijëra të tjerë raste të kontaktit të cilët janë duke u monitoruar nga ekipet e terrenit. Ende nuk ka vend për relaksim të përgjithshëm, duhet një maturi dhe një vëzhgim i detajuar dhe i kujdesshëm i situatës në vend”, ka thënë Krasniqi për “Front Online”.

    Krasniqi pati edhe një apel për të gjithë ata që i kanë shpeshtuar daljet në qytet. Ai u ka rikujtuar qytetarëve që lëvizjet në masë të njerëzve janë ende të ndaluar.

    “Edhe më tutje duhet që të vazhdojmë të mbulojmë gojën dhe hundën me maskë dhe me faculetë, kur dalin jashtë shtëpive të tyre. Dhe të vazhdojnë që të kenë kujdes për higjienën personale, veçanërisht të duarve. Të shmangin kontaktet me persona të tjerë të cilët nuk i kanë anëtarë të familjes, distancën fizike gjithsesi dhe ajo çfarë duhet të përmendet në mënyrë specifike është që lëvizjet në masë të njerëzve janë ende të ndaluara”, ka thënë ai. /Front Online

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Katari është vënë në shënjestër të dy raketave balistike iraniane, thotë ministria e tij e mbrojtjes. Njëra prej këtyre raketave u kap...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Garda Revolucionare e Iranit tha të mërkurën se kontrollon Ngushticën e Hormuzit, një rrugë jetësore transporti për naftë dhe gaz, dhe çdo...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Ushtria amerikane të martën identifikoi katër nga ushtarët e parë amerikanë të vrarë në luftën kundër Iranit, ndërsa administrata Trump paralajmëroi se...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Analisti politik, Arton Demhasaj në një prononcim për “Front Online” ka folur lidhur me zhvillimet e fundit rreth çështjes së zgjedhjes së...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i Kosovës, Xhavit Haliti, ka komentuar rreth çështjes së zgjedhjes së presidentit të Kosovës, duke theksuar se koalicioni politik me Lëvizjen...
    Lajme04 Mars 2026
    Ish-anëtari i Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Blerim Burjani, për FrontOnline ka komentuar mundësinë e organizimit të zgjedhjeve të reja në vend, duke...
    Kronika04 Mars 2026
    Një rast i vjedhjes së rëndë është raportuar mbrëmjen e së martës në Gjakovë. Në raportin 24-orësh të policisë, bëhet e ditur...
    Kronika04 Mars 2026
    Një person ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku po trajtohej pas vetaksidentit që kishte pësuar në autostradën “Ibrahim...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Garda Revolucionare e Iranit tha të mërkurën se kontrollon Ngushticën e Hormuzit, një rrugë jetësore transporti për naftë dhe gaz, dhe çdo...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.