
Lideri i LDK-së, Isa Mustafa ka uruar ditën e 6 majit të gjithë komunitetit goran.
Kryetari Mustafa në këtë ditë ka theksuar përkushtimin e shoqërisë për bashkëpunim të mirë me të gjitha komunitetet pakicë përfshirë edhe atë goran për integrimin e plotë në shtetin dhe shoqërinë kosovare.
Kryetari i LDK-së, po ashtu ka vlerësuar se komunitetet pakicë janë tregues i harmonisë ndëretnike e ndërfetare, si dhe multikulturalizmit në Republikën e Kosovës.
Postimi i plotë:
Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa uron Ditën e 6 majit të gjithë komunitetit goran.
Kryetari Mustafa në këtë ditë ka theksuar përkushtimin e shoqërisë për bashkëpunim të mirë me të gjitha komunitetet pakicë përfshirë edhe atë goran për integrimin e plotë në shtetin dhe shoqërinë kosovare.
Kryetari Mustafa po ashtu ka vlerësuar se komunitetet pakicë janë tregues i harmonisë ndëretnike e ndërfetare, si dhe multikulturalizmit në Republikën e Kosovës.
Është detyrë e jona të ofrojmë mundësi të barabarta për të gjithë qytetarët e Kosovës.