
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar se janë konfirmuar edhe 4 raste të reja me coronavirus, ndërsa janë shëruar edhe 43 persona të prekur nga Covid-19, shkruan Front Online
Numri i përgjithshëm i të shëruarve ka shkuar në 533, ndërsa, numri i të infektuarve me coronavirus ka në 860.
Mirëpo, IKShPK ka bërë thirrje tek qytetarët që të respektojnë masat, ngase, sic thuhet në njoftim, rreziku akoma nuk ka kaluar.
Njoftimi i plotë:
QYTETARË TË NDERUAR!
JU LUTEMI TË RESPEKTONI MASAT E SHPALLURA TË PARANDALIMIT NGA INSTITUTI KOMBËTAR DHE MINISTRIA E SHËNDETËSISË!
JU LUTEMI PËR KUJDES! RUAJENI SHËNDETIN TUAJ!
PAKUJDESIA KUSHTON ME JETË!
AKOMA NUK KA KALUAR RREZIKU, ANDAJ:
QËNDRONI NË SHTËPI, KJO UA SHPËTON JETËN!
MBANI DISTANCË FIZIKE PËR SË PAKU 2 METRA!
NA NDIHMONI PAK QË TË JU NDIHMOJMË SHUMË!
Ju faleminderit për mirëkuptim!