×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    “Kur të kthehej nga misioni, do vishej nuse”, nëna e nëntetares së vrarë në Letoni rrëfen telefonatën e fundit

    FrontOnline
    06 Maj 2020

    Dhimbja është ende e madhe në shtëpinë e dëshmores së Atdheut, nëntetares Zarife Hasanaj.

    Prindërit e kanë të vështirë të gjejnë fjalët e duhura pikërisht në ditën kur një vit më parë vajza e tyre humbi jetën tragjikisht në Letoninë e largët.

    “Nuk mund ta përshkruaj as me fjale, as me zemër as me shpirt”, thotë nëna e nëntetares. Fëmija i katërt i familjes Hasanaj, e kishte pasion uniformën ushtarake. Ajo ishte në misionin e saj të parë jashtë vendit. 32 vjeçarja mezi ua kishte mbushur mendjen prindërve të shkonte. “Ne ruajmë shumë kujtime, se kjo ka qene shume e lidhur, me u vesh me ushtrinë. Ajo na thoshte mos ma prishi, këtë ëndërr dua ta realizoj”, tha nëna.

    E ëma, Riva, kujton telefonatën e fundit me te bijën ndërsa e ka ende një peng në zemër.

    “Më tha; “Mami mos u bej merak. Po shkoj në pune flasim me vonë. Kur shkoj tek varrezat shikoj e shikoj si hije e përqafoj. Meraku më i madh kur erdhi me arkivol nuk e përqafova vetëm buzën kam vënë pak ne ballë, se thonin; “mos e prishni”.”, tha nëna e saj. Kur të kthehej nga misioni 32-vjecarja do te vishej nuse.

    “Kur të kthehej do ndërronin nishaniet, pasi kishte rënë në dashuri me një djalë nga Tepelena”, tha nëna per News 24.

    Në nëntor të 2019 prindërit e nëntetares u ftuan në bazën Adazi ne Rige ku pranë vendit të ngjarjes panë të shënjuar përjete emrat e Zarifes dhe majorit Klodian Tanushi. E ëma e saj kërkon që t’ jepet një përgjigje se çfarë ndodhi vërtetë një vit më parë. Presin me padurim përfundimet qe do te dalin nga hetimi por edhe celularin e vajzës.

    “Ishte pritje madhështore. Donim të dinim se çfare tha në fund, se kush e kapi. Kaq! Pse m’u zvarriten kaq fort gjerat personale të vajzës”, pohoi ajo. Zarifesë i duheshin vetëm pak dite për e përmbyllur misionin dhe të kthehej në atdhe por një municion luftarak plasës i mori asaj jetën tragjikisht në Letoninë e largët.

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Mërgim Lushtaku nga PDK tha se vendi është duke shkuar drejt zgjedhjeve të reja. Ai ka fajësuar shumicën parlamentare, pra Lëvizjen Vetëvendosje...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Eman Rrahmani konsideron se Albin Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje synojnë eliminimin politik të Presidentes Vjosa Osmani. Sipas...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka reaguar ndaj deklaratës së Aleksandër Vulinit. Ish-shefi i BIA-s, Aleksandar Vulin, aktualisht kryetar i...
    Të tjera
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez, ka reaguar ndaj paralajmërimit të bërë nga presidenti amerikan, Donald Trump për të ndërprerë tregtinë mes dy vendeve...
    Kronika04 Mars 2026
    Policia e Kosovës, nëpërmjet raportit të saj ka njoftuar se në Rahovec dhe në Gjakovë, gjatë ditës së djeshme janë gjetur mjete...
    Lajme04 Mars 2026
    Analisti Milazim Krasniqi ka vlerësuar së Kosova nuk e ka luksin të shkojë në zgjedhje të reja në këtë kohë. Ai ka...
    Lajme04 Mars 2026
    KESCO, në cilësinë e Furnizuesit të Shërbimit Universal, njofton se në përputhje me Ligjin për Energjinë Elektrike dhe me kërkesë të Zyrës...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputetja e LDK-së, Janina Ymeri ka dërguar pyetje në KEK në lidhje me thëngjillin përgjatë vitit 2025 dhe 2026. Këto pyetje ajo...
    Vip04 Mars 2026
    Në një postim të ri në rrjete sociale, ish-banori i “Big Brother VIP Kosova 4”, Labinot Rexha, duket se nuk do të...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.