
Presidenti Hashim Thaçi ka thënë se në Samitin e Zagrebit, dontë kërkojë liberalizimin e vizave për Kosovën.
Në një shkrim në Facebook, Thaçi shprehet se ai do të flas edhe për nevojën për bashkërendim të hapave për t’u përballur me pandeminë COVID-19.
“Përmes videolidhjeve ka nisur Samiti i Zagrebit, ku do të ketë fjalime nga liderët e secilit vend anëtar të BE-së dhe të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Si President i Kosovës do të theksoj nevojën për liberalizim të vizave për qytetarët tanë dhe nevojën për bashkërendim të hapave për t’u përballur me pandeminë COVID-19. HTH”, ka shkruar Thaçi pak para fillimit të Samitit.